E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni merr mandatin e trete si Kryeminister i Italise

Figura politike me e njohur e Italise, udheheqesi i qendres se djathte Silvio Berluskoni ka fituar mandatin e tij te trete, pas vetem dy vitesh largimi nga qeverisja, ai eshte serish ne kete post. Kreu i ri i ekzekutivit ka paralajmeruar se vendi ka muaj te veshtire perpara ndersa ai merr postin e kryeministrit pas zgjedhjeve te pergjithshme. Ai fitoi nje mandat te trete ne detyre se bashku me aleancen e tij politike duke marre nen kontroll te dyja dhomat e parlamentit, Dhomen e Ulet dhe Senatin. Kundershtari i tij i qendres se majte pranoi humbjen vetem pak ore pasi filluan te dalin rezultatet. Manjati 71-vjecar miliarder i mediave, Berluskoni, ka premtuar veprim urgjent per permiresimin e ekonomise ne perkeqesim te vendit. Ai tha se ishte i prekur nga besimi qe shume qytetare i kishin dhene atij. Ne Itali, kryeministri i zgjedhur Silvio Berluskoni premtoi te shfrytezoje fitoren e tij ne zgjedhje per te zbatuar nje numer reformash dhe per te shpetuar shoqerine ajrore ne krize, Alitalia. Berluskoni i beri komentet dje, disa ore pasi rezultatet jozyrtare te zgjedhjeve treguan se koalicioni i tij i qendres se djathte siguroi 168 vende ne Senat, 10 me teper sesa nevojiteshin per te marre shumicen absolute. Shifrat tregojne gjithashtu se aleanca e tij fitoi pak me shume se gjysmen e vendeve ne Dhomen e Deputeteve. Miliarderi 71-vjecar, i cili pergatitet per mandatin e tij te trete si Kryeminister, u zotua se qeveria e tij do te beje c'eshte e mundur per te shpetuar shoqerine e falimentuar ajrore, Alitalia. Ai premtoi gjithashtu se do ta zhvilloje takimin e pare te kabinetit ne Napoli, ku banoret prej javesh vazhdojne djegien e plehrave qe kane mbushur rruget, duke deklaruar se, 3 dite ne jave do t'i kryeje funksionet e Kryeministrit nga Napoli, derisa qyteti te jete pastruar nga plehrat.

Duket se politika italiane ka marre nje forme te re, jane larguar nje numer partish te vogla te se majtes dhe te djathtes qe i kishin kthyer qeverite ne kompromise te brishta. Ka mundesi qe ne dhomen e re te deputeteve te fitojne mundesine e perfaqesimit deri ne gjashte parti nga rreth 20 qe ishin ne parlamentin e shkuar. Megjithate, Berluskonit do t'i duhet te beje marreveshje te veshtira me partneret e tij. Liga e Veriut, qe deshiron autonomi te gjere per rajonet e Italise, gati i dyfishoi votat ne favor te saj dhe pa mbeshtetjen e Liges, zoti Berluskoni do te humbiste shumicen e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›