Maqedoni, deklarimi i etnise, kusht per te qene kandidat
Ne zgjedhjet e nje qershorit ne Maqedoni per here te pare kandidatet per deputete do te deklarojne edhe perkatesine e tyre etnike. Kjo norme ndermerret qe te evitohen keqperdorimet, pasi per disa ligje, qe te miratohen, pervec votave te pergjithshme, kerkohet dhe shumica e votave te deputeteve jo maqedonas. Kjo mase eshte pjese e dinamikes se miratuar nga Komisioni Shteteror i Zgjedhjeve ne Maqedoni per pergatitjen e zgjedhjeve te parakohshme. "Te gjithe kandidatet per deputete do te duhet te deklarojne perkatesine e tyre etnike. Kjo ceshtje u shfaq pas problemeve ne krijimin e komisionit parlamentar per marredhenie nderetnike", u shpreh Jovan Josifoski, kryetar i KSHZ-se. Ne parlamentin qe tashme eshte veteshperndare, polemika te shumta ngjalli nje deputete e VMRO/DPMNE-se e Kryeministrit Nikolla Gruevski, e cila u fut ne parlament si maqedonase, por me vone tha se ishte vllahe. Opozita shqiptare BDI akuzoi se ne kete menyre mazhoranca u perpoq qe te relativizoje votat shqiptare. Parimi i shumices se dyfishte, sic njihet, eshte parashikuar me Marreveshjen e Ohrit, per te penguar mbivotimin e shqiptareve. Kjo norme e re e percaktimit qe ne fillim te perkatesise etnike nga kandidatet per deputete u miratua nga ana e Komisionit Shteteror te Zgjedhjeve ne kuader te percaktimit te dinamikes per te pergatitur zgjedhjet e nje qershorit. Zyrtarisht fushata do te filloje me 11 maj dhe perfundon me 30 maj. Deri ne fillim te muajit tjeter, partite do te duhet qe te kene dorezuar listat e kandidateve per deputete, kurse te gjitha verejtjet per listat zgjedhore do te mund te behen deri ne mesin e muajit maj. Nga pavaresia e Maqedonise ne fillim te viteve nentedhjete, keto do te jene zgjedhjet e gjashta pluraliste, por te parat te parakohshme.
Partite shqiptare asnje vendim per koalicion
Partite politike shqiptare BDI dhe PDSH nuk kane marre ende vendim se a do te garojne vete ose do te formojne koalicion parazgjedhor per zgjedhjet e 1 qershorit, zgjedhje te parakohshme parlamentare. E vetmja parti shqiptare, e cila kerkon koalicion parazgjedhor eshte BDK, e cila i ka bere ftese te gjitha partive politike shqiptare te dalin bashke ne zgjedhje, duke mbeshtetur konceptin e federalizimit te vendit.