E Diel, 1 Nëntor 2026

Bologna frenon Lazion Udinese OK

Lazio nuk merr më tepër se barazimi 0-0 në fushën e Bolognas, megjithatë ky rezultat i lejon skuadrës së Petkovic që të ngjitet në vendin e katërt të Serisë A.

Në ngricën e “Dall’Ara”-s, bardhkaltërit humbasin shansin që ti afrohen Napolit, edhe pse ata mbeten në garën për një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Ndeshja ka qenë e hapur, me raste nga të dyja krahët, e ku duhet theksuar se ishte Bologna ajo që e ka parë veten më pranë golit. Por, edhe pika e marrë i shërben skuadrës së Piolit, që i jep vazhdimësi rezultateve pozitive dhe largohet nga zona e rënies nga kategoria.

Në javën e 16-të, Udineze fitoi 2-0 në fushën e Sampdorias. Ky ishte triumfi i dytë radhazi për friulianët, që pas eliminimit nga Kupat e Europës vazhdojnë ngjitjen në kampionat.

Aktualisht ata renditen në vendin e 9-të, në kuotë të njëjtë pikësh me Katanian. Goli i Danilos në fillimin e ndeshjes i ka hapur rrugën fitores.

Rezultati i vulos nga Di Natale kur ende nuk ishte luajtur gjysmë orë lojë, me sulmuesin që feston golin e nëntë në kampionat. Sampdoria ka provuar pa sukses deri në fund të rihapë ndeshjen dhe sheh të ndërpritet ecuria pozitive që zgjaste prej tre javësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›