Debate per rekordin e Leo Messit

Kaluan vetëm pak orë dhe rekordi i Lionel Messit për gola të shënuar në një vit kalendarik ka shkaktuar shumë polemika.
Pas fjalëve të Gerd Mueller, se me mbrojtjet e këtyre viteve do të kishte realizuar më tepër, është gazeta “AS” që i hedh benzinë zjarrit.
E përditshmja madrilene nënvijëzonte se 86 golat e shënuar në 2012-ën nga sulmuesi i Barcelonës nuk janë primati absolut. Nga arkiva është nxjerrë emri i futbollistit me ecurinë më të jashtëzakonshme.
Ai është Godfrey Chitalu, lojtar nga Zambia i lindur në 1947 dhe që u nda nga jeta në mënyrë tragjike pas rënies së aeroplanit të përfaqësueses së vendit të tij rreth 20 vjet më parë.
Sipas “AS”, viti i lavdishëm i Chitalu ishte 1972-shi kur ai realizoi 107 gola në ndeshjet zyrtare me Kombëtaren dhe me skuadrën e Kabëe Ëarriors.
FIFA nuk e ka njohur asnjëherë rekordin e jashtëzakonshëm të futbollistit nga Zambia. Në librin e historisë së futbollit, me gërma të arta ndodhej emri i Mueller, tashmë i zëvendësuar nga Messi.
Argjentinasi mban rekordin zyrtar, ndërsa në këto ndeshje të fundit të vitit, ai mund të vazhdojë ta rrisë numrin e golave të realizuar.