E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolonja - Inter do të çelë javën e 25-të në Serinë A

Bolonja - Takimi Bolonja-Inter do të çelë javën e e 25-të në Serinë A. Ky takim ishte parashikuar normalisht të zhvillohej ditën e nesërme, por, për shkak të impenjimit të Interit në Ligën e kampioneve do të luhet sot në orën 16:00.

Kjo ndeshje ka edhe një të veçantë, pasi përballë kampionëve do të jetë një “ish” si Sinisha Mihajloviç. Serbi është vënë nën drejtimin e Bolonjës prej disa muajsh. Tek Interi, veçse si futbollist, ai ka qenë edhe ndihmës i Mançinit në pankinë.

Mihajloviç do të ketë të rikuperuar në këtë takim Mudingajin dhe Amoroson, të cilët do të jenë në lojë që nga minuta e parë, ndërsa Volpin do ta lërë fillimisht në pankinë.

Murinjo ka vendosur të hedhë në fushë Maikonin dhe Samuelin, megjithëse përpara kanë sfidën me Mançesterin për Ligën e Kampioneve. Stankoviç do të jetë jashtë formacionit të Murinjos. Zaneti mund të pushojë në këtë takim, ashtu siç do të bëhet me Balotelin.

Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake të takimit Bolonja-Inter.

Bologna-Inter (E shtunë, ora 16:00)

BOLOGNA (4-5-1): Antonioli; Zenoni, Britos, Moras, Lanna; Valiani, Mudingayi, Mingazzini, Amoroso, Bombardini; Di Vaio.

Në stol: Colombo, Belleri, Terzi, Volpi, Mutarelli, Adailton, Marazzina.

Trajner: Mihajlovic

Të padisponueshëm: Paonessa, Osvaldo, Cesar, Volpi, Bernacci

INTER (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Cordoba, Samuel, Santon; Vieira, Cambiasso, Muntari; Figo; Ibrahimovic, Adriano.

Në stol: Toldo, Maxëell, Rivas, Zanetti,

Stankovic, Cruz, Balotelli.

Trajner: Mourinho

Të padisponueshëm: Burdisso (I skualifikuar, 1), Chivu (I skualifikuar, 1), Materazzi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›