Bolonja ndryshon sezonet e provimeve
20/04/2010 Miratohet rregullorja e re e Universitetit të Tiranës, kreditet që duhen për marrjen e studimeve
Kushtet që duhet të plotësohen për të kaluar në vitet pasardhëse sipas rezultateve
Pranvera Kola
Ndryshojnë procedurat e dhënies së provimeve në Universitetin e Tiranës. Në përshtatje të sistemit të Bolonjës, janë përcaktuar edhe modalitetet e dhënies së provimeve për marrjen e vitit akademik. Kjo rregullore për herë të parë përcakton se studenti ka të drejtë të japë të njëjtën lëndë provim deri në tri herë brenda një viti, ose katër për ata që janë në vit të fundit. Për më tepër, për herë të parë përcaktohet se përveç tri sezoneve tradicionale mund të shtohen edhe dy sezone të tjera, përkatësisht në muajin prill dhe dhjetor. Shtimi i këtyre dy sezoneve do të përcaktohet me propozim të këshillave studentore, ndërkohë që do të zhvillohen me pagesë. Gjithashtu një tjetër risi që parashikon rregullorja ka të bëjë edhe me përcaktimin e numrit të lëndëve që mund të japë provim një student për ciklin e studimeve, duke ulur ndjeshëm mbingarkesën në lëndë, si dhe duke i dhënë më shumë peshë thellimit të studentit në lëndët që i nevojiten për profesionin e tij të ardhshëm. Kështu, provimet dhe riprovimet zhvillohen sipas afateve të caktuara në strukturën e vitit akademik, ndërsa datat do të propozohen nga departamentet përkatëse. Rregullorja përcakton që studenti nuk lejohet të hyjë për të dytën herë në provimin e një lënde brenda një sezoni.
Rishikimi i notës
Studenti ka të drejtën e rishikimit të notës në çdo vit akademik për deri në tri lëndë nga detyrimet e atij viti. Për rishikim note studenti provohet vetëm një herë dhe vetëm në sezonin e riprovimeve, duke mbetur në fuqi nota me të cilën studenti vlerësohet në fund. Kërkesa për rishikim note i paraqitet dekanatit para sezonit të riprovimeve. Ndërsa studenti i vitit të fundit ka të drejtë të rishikojë deri në 4 lëndë, përfshirë këtu edhe lëndë nga vitet paraardhëse.
Organizimi i studimeve
Studimet universitare do të organizohen në tri forma: studime me kohë të plotë, studime me kohë të pjesshme dhe studime në distancë. Këto programe do të organizohen në cikle dhe përfundojnë me marrjen e diplomave ose certifikatave përkatëse. Universiteti i Tiranës ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS). Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student me kohë të plotë është 60 kredite. Një kreditit e studimeve universitare u korrespondojnë 25 orëve mësimore pune të studentit. Ndërsa viti akademik do të organizohet në dy semestra, ku çdo semestër ka 15 javë.
Provimet për të tria ciklet
Për çdo program studimi të ciklit të parë nuk mund të parashikohen më shumë se 22 provime apo forma të tjera të vlerësimit përfundimtar të dijeve të fituara në një disiplinë apo veprimtari tjetër formuese, duke realizuar provime të integruara për më shumë se një disiplinë apo module të koordinuara. Ndërsa për programet e studimi të ciklit të dytë nuk mund të parashikohen më shumë se 14 provime apo forma të tjera të vlerësimi. Për programet e integruara të ciklit të dytë nuk mund të parashikohen në total më shumë se 35 provime apo forma të tjera të vlerësimit.
Frekuentimi
Elementet kryesore të mësimit janë: leksionet, seminaret, punët laboratorike, detyrat e kursit, projektet e kursit, praktikat profesionale, provimet e kursit, provimet e formimit, temat e diplomës, esetë. Në Fakultetin e Mjekësisë dhe Infermierisë njihen si elemente studimi edhe mësimi praktik dhe mësimi klinik pranë shtratit të pacientit.
Frekuentimi i leksioneve si rregull është fakultativ. Në përputhje me specifikat e veta çdo fakultet në rregulloren e tij të brendshme mund të përcaktojë lëndë frekuentimi i të cilave mund të jetë i detyrueshëm deri në masën 75 për qind. Ndërsa frekuentimi i seminareve do të jetë i detyrueshëm në masën 75 për qind. Kur studenti ka marrë pjesë në 50-75 për qind, nuk ka të drejtë të futet në provimin e radhës, por kalon në sezonin e vjeshtës. Kur studenti ka marrë pjesë në më pak se 50 për qind të tyre, ai përsërit lëndën në vitin e ardhshëm. Frekuentimi i punëve laboratorike, detyrave të kursit, mësimit praktik dhe mësimit klinik do të jenë të detyrueshme deri në masën 100 për qind. Kur studenti nuk ka frekuentuar deri në 25 për qind të punëve laboratorike të çdo lënde, i shlyen ato në dy javët e fundit të vitit në vazhdim, apo semestrit kur lënda është semestrale. Nëse ka frekuentuar më pak se 75 për qind të tyre, i shlyen ato në vitin pasardhës. Projektet e kursit janë të detyrueshme të shlyhen në masën 100%, në të kundërt studenti nuk hyn në provimin e lëndës.