Përfitimi i pensioneve edhe për emigrantët në Itali
20/04/2010 Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet dy vendeve parashikon njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore
Emigrantët shqiptarë që janë me banim të rregullt në shtetin italian do të bëhen pjesë e skemës së pensioneve, duke përdorur jo vetëm vitet e punës që figurojnë të regjistruara në vendin tonë, por edhe ato të kryera në Itali. Marrëveshja e re, e cila pritet të nënshkruhet ndërmjet dy qeverive, parashikon se asnjë vit punë që emigrantët shqiptarë do të regjistrojnë në shtetin fqinj nuk do tu shkojë dëm. Aktualisht konfirmohet se qeveria shqiptare nëpërmjet dikastereve të saj përgjegjëse po negocion për një marrëveshje që do të mundësojë njohjen reciprokeve të viteve të punës për marrjen e pensionit të shqiptarëve që punojnë në shtetin italian. Lajmi është konfirmuar ditën e djeshme nga kreu i Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera gjatë një aktiviteti të zhvilluar mbi çështjet e emigracionit. “Gjej rastin të bëj me dije se përpjekjet e përbashkëta për menaxhimin e flukseve të emigrantëve janë finalizuar tashmë me një marrëveshje të përbashkët të nënshkruar me qeverinë italiane për migrimin për arsye punësimi, si dhe jemi në fazën e përfundimit për nënshkrimin e një tjetër marrëveshjeje të rëndësishme mes dy vendeve, e cila parashikon njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore”, - ka deklaruar ministri Ksera. Konkretisht kjo marrëveshje, që do të nënshkruhet ndërmjet dy vendeve, konfirmon se shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali do të kenë mundësinë që të mbledhin së bashku vitet e punës që kanë kryer në dy vendet për të përfituar pensionin e pleqërisë. Ndonëse marrëveshja nuk është konkretizuar përfundimisht, pohohet se emigrantët do të mund ta marrin pensionin jo vetëm në vendin e lindjes, por edhe në shtetin fqinj. Modalitet në lidhje me masën e përfitimit do të përcaktohen nga grupet e punës (në përbërje të të cilave do të jenë ekspertë të fushë së sigurimeve) që do të ngrihen ndërmjet dy vendeve. Sipas të dhënave të publikuara, mendohet se në këtë shtet numri i përgjithshëm me leje qëndrimi arrin në më shumë 441 mijë persona, që përbëjnë 12 për qind të totalit të emigracionit. Ndërkohë lidhur me dërgesat e emigrantëve ministri Ksera ka deklaruar se përdorimi i kapitalit financiar të migracionit (remitancat) kanë një rëndësi të madhe për vendin, sepse jo vetëm mbështesin jetën e familjeve shqiptare dhe përmirësojnë cilësinë e tyre të jetës, por edhe nxitin zhvillimin ekonomik të vendit, krijojnë vende pune, ofrojnë shërbime e prezantojnë teknologji të reja. “Prandaj unë do të sugjeroja që bashkëpunimi i qeverisë shqiptare si dhe i Ministrisë së Punës me donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë në të ardhmen të fokusohet në përdorimin e remitancave, si një burim dhe faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe kulturor të vendit”, - ka pohuar ministri Ksera.
Mbledhja e viteve të punës
Përfitimet nga skema aktuale në vendin tonë
Shumë prej emigrantëve shqiptarë me banim në Itali, që kanë pasur periudha të siguruara në vend, janë bërë pjesë e skemës së pensioneve, duke plotësuar vitet e munguara nëpërmjet sigurimit vullnetar. Ekspertët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore bëjnë të ditur se për këta emigrantë ISSH-ja ka lidhur marrëveshje me disa patronate, si “Patronatos Inas-Cisl”, patronati “Acli”, që kanë marrë përsipër që me shpenzimet e tyre të informojnë falas emigrantët shqiptarë për sigurimin shoqëror të tyre dhe mundësinë e përfitimit të një pensioni ose të një përfitimi tjetër nga legjislacioni i sigurimeve shoqërore. Një korrespondencë intensive ka nisur ndërmjet këtyre institucioneve për tiu përgjigjur në kohë kërkesave të emigranteve, që synojnë në këto drejtime kryesore: “Së pari, në informacione të ndryshme që kërkojnë për përfitimet që rrjedhin nga ligji i sigurimeve shoqërore; së dyti, kërkohet konfirmim i vjetërsisë në punë që kanë në Shqipëri. Nga ana jonë janë hartuar dy formularë, ku njëri prej tyre është për sqarime për problemet që kanë emigrantët dhe formulari i dytë për konfirmim periudhash kontributive për çdo emigrant që e kërkon”, - pohohet nga ISSH. Në këtë mënyrë, emigrantët mund të kombinohen edhe me skemën e sigurimit vullnetar për të gëzuar të drejtën e pensionit të plotë apo të pjesshëm. Megjithatë, gjithçka pritet të ndryshojë me nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të viteve të punës ndërmjet dy vendeve.