Reshje shiu 24 orë pa ndërprerje, Durrësi në ujë
20/04/2010 Përmbyten shumë banesa dhe lokale, braktisen nga banorët
DURRES- Reshjet e pandërprera gjatë 24 orëve të fundit kanë krijuar përmbytje në shumë zona në Durrës. Situata dje gjatë gjithë ditës në këtë qytet dhe në rrethinat e tij ka qenë e vështirë pasi dhjetëra banesa e biznese janë gdhirë dhe vijojnë të jenë nën pushtetin e ujit. Shiu ka nisur rreth orës 18 të ditës së diel dhe nuk ka pushuar as natën dhe as dje gjithë ditën. Kjo ka bërë që të gjitha rrugët të paraqesin probleme, kurse në zonat pranë kanaleve të mëdha në Plazh, Shkozet, Kënetë, lagjen numër 17, Spitallë e Porto Romano. Uji ka hyrë në të njëjtat apartamente dhe lokale, si dhe në rastet e tjera të reshjeve të shumta të shiut duke shtyrë familjarët e pronarët që të braktisin shtëpitë. Reshjet këtë herë kanë nisur pa “zhurmë” dhe ashtu kanë vazhduar në më shumë se 24 orë thuajse pa pushim. Kolektori i Plazhit dhe ai i Shkozetit kanë shfaqur probleme në disa nyje si pasojë e bllokimit nga prurjet e mbeturinave, por edhe zënia e qëllimtë nga ndërtimet në anë të tyre apo mbi ta. Prefektura e Durrësit dhe shtabi emergjencave civile ka deklaruar disa herë që do të penalizojë shkaktarët që provokojnë përmbytje nga shirat me ndërhyrjet e tyre të paligjshme përgjatë kanaleve që derdhen në hidrovor, por askush deri tani nuk është vënë para përgjegjësisë. Shkozeti ka paraqitur dje të njëjtën situatë përmbytje të banesave në NISH Tulla, tek pallatet e reja të të pastrehëve, pranë repartit ushtarak nën kodrën e Rrashbullit, në të gjithë gjatësinë e rrugës në drejtim të Urës së Dajlanit dhe tek nënstacioni elektrik. Edhe Plazhi, ndonëse kanë qenë në gjendje pune pompat, banesat në anë të kanalit të madh janë fundosur në ujë në katet e tyre të para. Uji u ka shkaktuar dëme të konsideruara materiale, ndërsa më shumë se 40 familje kanë lënë shtëpitë në orët e paradites së djeshme për t’u strehuar përkohësisht në vende të tjera. Këtë vit ka rrezikuar shumë kanali i madh që nis në afërsi të spitalit të Durrësit e përfundon në Porto Romano me një gjatësi rreth 4 km. Ky kanal nuk pastrohet prej disa vitesh dhe mbushja me inerte e detyroi ujin të dalë nga shtrati duke përmbytur dhjetëra shtëpi e biznese në anë të majtë të rrugës “Aleksandër Goga”. Për shkak të motit të keq porti ka paralizuar thuajse të gjithë aktivitetin përpunues të mallrave, ndërsa tragetet kanë hyrë në gjirin e Durrësit me afro 2 orë vonesë. Kuotat e prurjeve në stacionin e pompave në Porto Romano kanë shkuar orë pas ore në rritje dhe po i afrohen pikës kritike. Furnizimi me energji të pandërprerë dhe gjendja e mirë teknike e pompave ka bërë që hidrovori të punojë me kapacitet të plotë.