E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjen vendndodhjen e bashkëshortes me anë të Google

55-vjecari Terry Southgate, ishte kurioz për të parë nëse ai mund të gjente në internet se ku ndodhej bashkëshortja e tij, 52-vjecarja Uendi. Sipas The Sun, ai ishte tronditur kur kishte parë Uendin bashkë me qenin e tyre Triksi, duke i ndjekur ata online se ku ndodheshin. Por Terry ishte habitur kur kishte parë plan pas plani për rreth gjysmë milje shëtitjen e bashkëshortes së tij në qytetin e tyre, Elmsuell.

Terry Southgate, i cili punon për shërbimin e zjarrfikëses, tha: "Ishte një papritur për mua kur gjeta Uendin dhe qenin. Unë numërova 43 plane gjithsej". Në disa imazhe, zonja Southgate, ishte parë nga ato që quhen makina të kamerës së Google. "Nuk e dija se cpo bënte. Kamera po rrotullohej shumë ngadalë. Kur Terry më tregoi fotot, nuk mund ta besoja", tha Uendi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›