Bolonja, tani del në pah një blerës shqiptar
Rezart Taçi shtrin duart
drejt Bolonjës. Lajmi
bëhet i ditur në edicionin e
djeshëm të sportives prestigjioze
italiane "Corriere Dello
Sport". Ishte muaji tetor dhe
Milani kishte fl uturuar drejt
kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës,
për të luajtur një ndeshje
miqësore kundër Tiranës.
Dhe pikërisht atë ditë doli në
qarkullim një sekret, por në
Bolonjë kishte disa që ishin
në dijeni. Këtë lajm e bënë të
ditur pikërisht bosi shqiptar i
naftës, Rezart Taçi dhe motra
e tij, Anita. "Dëshironim të
blinim skuadrën e Bolonjës,
ishim gati të bënim gjithçka
për ta marrë këtë klub,
por presidenti i atëhershëm
preferoi të bënte zgjedhje
të tjera. Sigurisht që, nëse
do të na jepet sërish ky rast,
ne do të jemi të gatshëm,
duke dashur të kontribuojmë
edhe në kampionatin italian
të futbollit". Taçi është një
mik i Milanit, - shkruante dje
gazeta e njohur sportive italiane,
- një mik i administratorit
të deleguar të kuqezinjve,
Adriano Galiani. Dhe duket
gjithashtu se ka miqësi edhe
me avokatin Kantamesa, i cili,
mes të tjerash, është edhe
konsulenti ligjor i Bolonjës.
"Ku dëshirojmë të dalim?",
pyeste e përditshmja italiane?
"Duam të themi se, të
paktën, duke dëgjuar këta
zëra që vijnë nga Shqipëria,
marrim me mend se Rezart
Taçi, është ende shumë i
interesuar të zbarkojë në
kampionatin tonë (italian) dhe
ka nga ata që bëjnë të ditur
se, ai ka bërë të tjerë hapa
të rëndësishëm së fundmi
në drejtim të blerjes së klubit
të Bolonjës", shtonte më tej
"Corriere Dello Sport". Për
momentin është e vështirë të
kuptosh, nëse familja Taçi ka
vënë në qendër të synimeve
të saj një takim me padronin
e kësaj skuadre, Renzo Menarini.
Ose sikurse thekson një
tjetër burim anonim, "ka pasur
një kontakt mes palëve",
por në një pikë skenarët
bëhen të qartë papritmas.
Tashmë dihet saktësisht
se familja Menarini është e
gatshme të shesë një pjesë
të Bolonjës, që përkon me
70% të aksioneve të klubit.
drejt Bolonjës. Lajmi
bëhet i ditur në edicionin e
djeshëm të sportives prestigjioze
italiane "Corriere Dello
Sport". Ishte muaji tetor dhe
Milani kishte fl uturuar drejt
kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës,
për të luajtur një ndeshje
miqësore kundër Tiranës.
Dhe pikërisht atë ditë doli në
qarkullim një sekret, por në
Bolonjë kishte disa që ishin
në dijeni. Këtë lajm e bënë të
ditur pikërisht bosi shqiptar i
naftës, Rezart Taçi dhe motra
e tij, Anita. "Dëshironim të
blinim skuadrën e Bolonjës,
ishim gati të bënim gjithçka
për ta marrë këtë klub,
por presidenti i atëhershëm
preferoi të bënte zgjedhje
të tjera. Sigurisht që, nëse
do të na jepet sërish ky rast,
ne do të jemi të gatshëm,
duke dashur të kontribuojmë
edhe në kampionatin italian
të futbollit". Taçi është një
mik i Milanit, - shkruante dje
gazeta e njohur sportive italiane,
- një mik i administratorit
të deleguar të kuqezinjve,
Adriano Galiani. Dhe duket
gjithashtu se ka miqësi edhe
me avokatin Kantamesa, i cili,
mes të tjerash, është edhe
konsulenti ligjor i Bolonjës.
"Ku dëshirojmë të dalim?",
pyeste e përditshmja italiane?
"Duam të themi se, të
paktën, duke dëgjuar këta
zëra që vijnë nga Shqipëria,
marrim me mend se Rezart
Taçi, është ende shumë i
interesuar të zbarkojë në
kampionatin tonë (italian) dhe
ka nga ata që bëjnë të ditur
se, ai ka bërë të tjerë hapa
të rëndësishëm së fundmi
në drejtim të blerjes së klubit
të Bolonjës", shtonte më tej
"Corriere Dello Sport". Për
momentin është e vështirë të
kuptosh, nëse familja Taçi ka
vënë në qendër të synimeve
të saj një takim me padronin
e kësaj skuadre, Renzo Menarini.
Ose sikurse thekson një
tjetër burim anonim, "ka pasur
një kontakt mes palëve",
por në një pikë skenarët
bëhen të qartë papritmas.
Tashmë dihet saktësisht
se familja Menarini është e
gatshme të shesë një pjesë
të Bolonjës, që përkon me
70% të aksioneve të klubit.