E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolt fiton çmimin atleti i vitit

Mbrëmja e djeshme në Montekarlo solli vlerësimin e Usain Bolt, si atleti i vitit. Xhamajkani, që fitoi tre medalje të arta në Pekin 2008 dhe dy rekorde botërore në 100 e 200 metra, e mori çmimin nga princi Alberti II i Monakos. Ndërkohë, në pritje të "kurorëzimit", Bolt ka pilotuar në cirkuitin e Principatës dy modele të Ferrarit. "Bashkëpunimi" i Ferrarit me yjet e sporteve të tjera nuk është diçka e re, mjafton të kujtohen testet e mëparshme të kampionit të botës në MotoGp, Vaneltino Rosi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›