Venger, Skolari e Benitez për Realin
Reali i Madridit ka përgatitur listën me trajnerët që shihen si kandidatët potencialë për të zëvendësuar Bernd Shuster. Gjermani i stolit të kampionëve të Spanjës ndodhet në qendër të kritikave dhe largimi i tij gjatë verës së ardhshme shihet pothuajse i sigurt. Objektivi kryesor i drejtuesve në "Santiago Bernabeu" është Arsen Venger. Sipas britanikes "Sunday Express", tekniku i Arsenalit ndiqet nga Luis Felipe Skolari (Çelsi) dhe Rafa Benitez (Liverpul). Kjo nuk është hera e parë që "merengues" interesohen për Venger, të cilin kanë tentuar ta afrojnë në dy raste, por, pavarësisht refuzimeve të francezit, ai vazhdon të konsiderohet si alternativa më e mirë për të rikthyer Realin te loja spektakolare dhe rezultatet pozitive. Largimi i Venger nga Premiershipi mund të realizohet edhe për shkak të krizës së brendshme në skuadër. Iberikët besojnë se drejtuesi i stolit të "topçinjve" do ta pranonte një sfidë të re: ai punon tek Arsenali që prej vitit 1996 dhe është trajneri më jetëgjatë e që ka fituar më shumë trofe në historinë e klubit anglez. Kjo është arsyeja përse ai cilësohet si objektivi kryesor për të zëvendësuar Shusterin. Nga ana e tij, Venger këmbëngul se do ta respektojë deri në fund kontratën që ka me klubin londinez, megjithatë ai nuk ka fituar asnjë trofe në tre sezonet e fundit: në vitin 2005 Arsenali triumfoi në FA Cup. Cikli i tij me skuadrën, që në vitet e fundit ka prodhuar më shumë talente në Evropë, duket se ka përfunduar dhe nuk përjashtohet mundësia që të tentojë aventurën në La Liga.
Nëse Reali i Madridit nuk arrin të afrojë Vengerin, atëherë do të studiohen shanset për të punësuar ish-trajnerin e Brazilit dhe Portugalisë, Skolari, i cili tashmë drejton Çelsin. Gjithsesi, duket e pamundur që ai të largohet nga "Stemford Brixh": braziliani u emërua te blutë vetëm në fillim të sezonit dhe ka fituar zemrat e drejtuesve dhe tifozëve. Skolari është një trajner që preferon t‘i respektojë deri në fund impenjimet, mjafton të kujtohen këtu ofertat e shumta të refuzuara kur drejtonte Portugalinë (Anglia ishte një prej tyre). Kjo do të bënte që shanset më të mëdha për të drejtuar skuadrën madrilene t‘i ketë Rafa Benitez. E ardhmja e trajnerit spanjoll te Liverpuli është e pasigurt. Bashkëpronarët amerikanë, që drejtojnë "Reds"-at, janë përqendruar më shumë te ndërtimi i stadiumit të ri, ndërkohë që Benitez është urdhëruar që, përpara se të synojë të blejë në merkaton e janarit, më parë ai duhet të shesë ndonjë lojtar.
Megjithatë, deri në verën e ardhshme, situatat mund të ndryshojnë, e për këtë arsye si Venger, ashtu edhe Skolari e Benitez cilësohen kandidatë potencialë për të drejtuar kampionët e Spanjës. Ekzistojnë edhe gjasat, që ata të tre të vazhdojnë punën në klubet respektive.