E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano, Liverpuli në gjurmët e brazilianit

Liverpuli interesohet për sulmuesin e Interit, Adriano. Lajmi ka filluar të qarkullojë në Angli dhe sipas radio "Liverpul", përfaqësues të "Reds" po përgatisin një vizitë në Milano, për të filluar bisedimet me klubin zikaltër për afrimin e brazilianit. Mendohet se klubi nga "Anfilld Roud" është i gatshëm të paguajë afro 12 milionë euro për lojtarin, i cili duket se ka rifituar besimin e Hoze Murinjos. Do të jetë pikërisht tekniku luzitan, ai që do të vendosë në verë nëse Adriano duhet shitur apo do qëndrojë në skuadër. Problem përbën edhe vlera e kartonit: Masimo Morati pretendon të paktën 20 milionë euro për sulmuesin.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›