Donte të vriste Maradonën, policia skoceze e arreston
Një person me probleme mendore është arrestuar nga policia skoceze jashtë stadiumit "Hampden Park", në Glasgou. Vetëm pak orë përpara miqësores ndërmjet Skocisë dhe Argjentinës (debutimi i Maradonës në Kombëtare), ai kishte kërcënuar se do t‘i priste kokën "Pibe de Oro"-s. Personi akuzonte legjendën e futbollit latin, se për shkak të golit të tij me dorë ndaj Anglisë në Botërorin 1986, i njohur ndryshe si "Dora e Zotit", kishte humbur paratë në bast dhe i ishte shkatërruar martesa. Episodi zbulohet nga "Daily Sport", që saktësonte se 43-vjeçari anglez, Ian Velluorth, i papunë dhe me probleme të dukshme mendore, ishte pajisur me armë të ftohtë dhe kërcënonte hapur Maradonën, që e cilësonte "mashtrues argjentinas" dhe synonte "t‘i presë atë kokë të ndyrë dhe t‘ia tregoj mirë qejfin". Velluorth kishte vendosur 500 sterlina bast (afro 600 euro me kursin aktual) se "Tre Luanët" do të fitonin Kupën e Botës dhe sipas koeficientit do të fitonte pesëfishin e shumës. Tashmë rrezikon pesë vjet burg.