Kuqi zgjodhi Atromitosin haku i Europa Leagues

Ndërsa, tash e tutje reprezentuesi finlandez t’i mbroj ngjyrat e skuadrës tjetër nga Athina, Atromitos, e cila edicionin e kaluar e kishte përmbyllur në pozitën e katërt, duke u kualifikuar kështu në Europa League.
Kuqi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Atromitos, duke i refuzuar me këtë rast disa oferta të skuadrave nga shtete tjera.
“Unë i kam refuzuar disa oferta nga jashtë. Kjo pasi familja ime është adaptuar në qytetin e bukur të Athinës. Të ndryshosh vendbanimin, respektivisht qytetit, është diçka jo e lehtë, sidomos ku je një njeri familjar”, ka deklaruar Kuqi për Transfermarkt.de.
Ai është shprehur i lumtur që Atromitos do t’i ofroj mundësinë të luaj në Europa League.
“Përveç që jam mësuar me jetesën në Athinë, unë tashmë e njoh mirë edhe ligën greke, andaj nuk kisha arsye të lëvizja nga këtu. Kalimi im në Atromitos është diçka pozitive për mua, ngase tani kam mundësi të përparoj edhe më shumë, sidomos e rëndësishme është se do të mund të luaj në një garë të rëndësishme ndërkombëtare. Objektivi im është që të vazhdoj me ritëm të njëjtë të shënimit të golave sikur në Panionios”, ka thënë pos tjerash Kuqi.