E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londer 2012 perjashtohen dy atlete

Vazhdojnë rastet e dopingut në Londër 2012. Atleti italian i ecjes sportive, Aleks Shvarcer është përjashtuar nga Lojërat Olimpike pasi ai rezultoi pozitiv në një test snti-doping. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, ndërsa Komiteti Olimpik Italia kishte zyrtarizuar përjashtimin e sportistit, për shkak se “ai nuk kaloi një test për substanca të ndaluara të zhvilluar më parë nga Agjencia Botërore AntiDoping”.
Shvarcer ishte një prej atletëve më të njohur në ekipin olimpik italian, ndërsa në Pekin 2008 ai kishte fituar edhe garën me gjatësi 50 kilometra të ecjes sportive.
Analizat anti-doping konfirmuan se 27-vjeçari kishte përdorur EPO, gjatë një testi të zhvilluar më 30 korrik në Oberstdorf në Gjermani, në rezidencën e së fejuarës së tij, Karolina Kostner.
Ndërkohë, nga Londër 2012 u përjashtua edhe xhudoka amerikan, Nikolas Delpopolo. Ai nuk kaloi testet e antidopingut, ndërsa substanca e gjetur në trupin e xhudokës ishte marijuanë.
23 vjeçari u klasifikua i shtati në turneun e xhudos deri në 73 kilogram, ndërsa ai e pranoi vendimin e përjashtimit, duke deklaruar se kishte konsumuar ushqim me marjuanë përpara udhëtimit drejt Olimpiadës, por gjithçka ndodhi pa dijeninë e tij.
Komiteti Olimpik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sqaroi më pas se Delpopolo kishte konsumuar një biskotë që përmbante marijuana, ndërsa sportisti ka zgjedhur të mos e apelojë vendimin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›