E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolt sikur Eto’o

Nga Express më 04 janar 2011 në ora 10:06

Usain Bolt e ka konfirmuar pasionin e tij për botën e topit. Atleti xhamajkan e ka përsëritur dëshirën e tij për t’u marrë me futboll në një intervistë për revistën MAX.

“Dëshiroj të fitoj ende dhe të thyej rekorde të reja deri në Olimpiadën Rio de Janeiro 2016, më pas do të pensionohem nga kompeticionet. Do më pëlqente të luaj futboll profesionist në Evropë, ndoshta në Manchester United”, theksoi Bolt, i cili e ka zgjedhur edhe futbollistin në të cilin mendon se ngjason.

“Jam një sulmues me lëvizje sikur Eto’o. Ai është më i fortë, por në stil të lojës jemi të njëjtë”, vazhdoi njeriu më i shpejtë në botë.

Bolt tregon se mban dietë, për ta ruajtur formën ideale, duke hequr dorë kështu nga disa lloje të ushqimit, edhe pse i pëlqen ato.

Xhamajkani ka filluar të jetë aktiv edhe në botën e modës, duke lansuar disa linja veshjeje, prej tyre edhe të këpucëve sportive. Ai planifikon të hapë bare e restorante, ku do të shiten produkte të nënshkruar nga ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›