Morati: Shnajder, afër dhe larg

Presidenti i Interit: "Duhet të bëjmë disa vlerësime, pastaj të shohim nëse do ta marrim apo jo. Mbase Baloteli mund të luajë mjaft mirë në atë pozicion." Masimo Morati i hap njërën derë holandezit që pëlqehet shumë nga Mourinjo. Megjithatë, kreu i klubit zikaltër është i bindur që ka bërë merkaton më të mirë të mundshme, të paktën për të fituar kampionatin e pestë radhazi.
Por objektivi kryesor është Liga e Kampioneve, që mungon në bankën personale të trofeve të presidentit. Por, sipas tij, Europa nuk duhet të shndërrohet në një fiksim .
Në intervistën dhënë për "La gazzetta dello sport", Morati flet edhe për rivalët para fillimit të kampionatit të ri. "Milani ka forcën e traditës. Ndaj tyre duhet patur gjithmonë kujdes. Kurse Juventusi është një ekip ambicioz dhe që është përmirësuar së tepërmi. Është një kundërshtar që të vë gjithmonë në vështirësi."