Nishani llogari vendoreve per kartat
Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, kerkoi dje gjate nje takimi me perfaqesues te Institucionit te Prefektit, Kryetare te Bashkive dhe Komunave ne shkalle vendi, angazhim maksimal ne realizimin e procesit per pajisjen e qytetareve me leternjoftimet e reja dhe pasaportat biometrike. Duke e quajtur procesin ne fjale nje aksion kombetar, ministri Nishani theksoi se realizimi i tij kerkon perfshirjen e te gjithe aktoreve qeverise, forcave politike ne parlament dhe te te zgjedhurve vendore. "Momentalisht kemi mberritur ne nje pike te rendesishme, ate te implementimit te prodhimit te leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike", tha Nishani. Ne kete drejtim ministri theksoi edhe detyrimin per realizimin ne kohe te regjistrit te ri te gjendjes civile, pasi sic tha ai, "pa te nuk do mundnim te ofronim nje dokument te besueshem".