E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolton pas Wright-Phillipsit

Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 17:14

Menaxheri i Bolton Wanderersit, Owen Coyle ka ritheksuar dëshirën e tij për transferimin e mesfushorit të Manchester Cityt, Shaun Wright-Phillips në Reebok Stadium.

Wright-Phillips ka dështuar të zërë vend në ekipin e Roberto Mancinit dhe konsideron një sfidë të re. Bolton ka hapur bisedimet me Cityn, por deri më tani nuk ka qenë në gjendje të mbulojë pagën e futbollistit prej 70 mijë funte në javë.

"Shaun është futbollist i shkëlqyeshëm. Ai është prej atyre që do të doja t’i kisha në ekip. A është e mundshme, vetëm koha do të tregojë”, tha Coyle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›