Përkujtohet sot gjenocidi në Srebrenicë
Disa dhjetra mijëra persona do të marrin pjesë në ceremonitë që do të zhvillohen në Potocari, pranë Srebrenicës, një memorial i ngritur më 2002, ku trupat e rreth 3 200 viktimave të identifikuara pasi u zhvarrosen nga 70 varre të zbuluara në këtë rajon u varrosën në këtë ditë. Ceremonitë do të përfshijnë gjithashtu varrimin e 500 trupave të zhvarrosur nga varre të përbashkëta dhe të identifikuar.
Rreth 8 000 burra dhe djem myslimanë u vranë në një hark kohor prej disa ditësh në korrik të 1995 nga forcat serbo-boshnjake. Masakra, ecilësuar si gjenocid nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, instanca më e lartë juridike e OKB-së, do të përkujtohet në mbarë Bashkimin Evropian sipas një rezolute të miratuar në janar nga Parlamenti Evropian.
Duke shprehur keqardhje që kjo ''kasaphanë'' përbën një ''simbol të pamundësisë së komunitetit ndërkombëtar për të ndërhyrë në konflikt dhe për të mbrojtur popullsinë civile'', deputetët evropianë ranë dakord ta shpallin 11 korrikun si ditë në kujtim të gjenocidit të Srebrenicës, në Bashkimin Evropian duke përfshirë këtu dhe Ballkanin. Që prej përfundimit të luftës, Bosnja është ndarë në dy entitete, serbe dhe kroato-mysliman të bashkuar nga institucionet qendrore.
Autoritetet serbo-boshnjake pranuan në vitin 2004 që forcat serbe kishin masakruar rreth 8 000 myslimanë të Srebrenicës, por ata kanë dënuar shpeshherë rezolutën e Parlamentit Evropian me motivin se përkujtimi duhet të përfshijë edhe 100 000 të vdekurit në konfliktin boshnjak. Masakra e Srebrenicës konsiderohet si vrasja më e tmerrshme në Europë që pas Luftës së Dytë Botërore. Këtë vit rreth një mijë policë do të angazhohen për të ruajtur sigurinë në këto ceremoni.