E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kercenoi bankierin, kapet

Artan Cena

TIRANE - Arrestohet kercenuesi i drejtorit te Bankes Arabe ne Shqiperia. Burime zyrtare te Policise se Tiranes, thane gjate dites se djeshme se kane vene ne pranga Lulezim Makishti, 27 vjec, nga Tirana. Kercenimi ndodhi dy muaj me pare me ane te nje mesazhi telefonik, qe i arrestuari i kishte derguar bashkeshortes se drejtorit te bankes, Ehab Saad. Ne mesazhin telefonik, Makishti i kerkonte drejtorit te Bankes "UBA" nje shume prej 85 mije eurosh, ndryshe do te merrte masa te tjera. Burimet thane se, pas denoncimi te bere nga drejtori, kane nisur hetimet intensive deri ne identifikimin e personit te dyshuar. Por policia nuk ka shpejtuar qe ta vere ne pranga. Per me shume se nje muaj e ka mbajtur nen vezhgim te dyshuarin dhe ka siguruar prova te tjera, per te vertetuar plotesisht faktin qe ai ishte personi qe ka kercenuar familjen e bankierit.

I arrestuari i djeshem, me banim ne rrugen "Besa", ne Tirane, e njihte familjen e bankierit nga Egjipti. E duke perfituar nga kjo gje, ai kishte marre informacione te tjera rreth familjes se Ehab Saad dhe pas kesaj, ka vendosur te dergoje mesazhin kercenues ne telefonin e bashkeshortes se drejtorit te bankes. Por te nesermen e kesaj ngjarjeje Ehab Saad, i eshte drejtuar policise dhe pse ishte kercenuar qe nese do te denonconte do te kishte pasoja te renda. Ai ka shkuar ne zyrat e hetuesve te Krimeve te Renda, se bashku me gruan e tij ku ka bere dhe kallezimin. Nje grup hetuesish, i kishin marre menjehere deshmine dhe kane nisur verifikimin e numrave nga te cilet jane bere thirrjet dhe jane derguar mesazhet kercenuese, ne adrese te 43-vjecarit nga Kajro e Egjiptit. Ai ka deshmuar bashke me te shoqen e tij, per shkak se bashkeshortja ka qene ajo qe ka marre ne celularin e saj, shumicen e mesazheve kercenuese, qe kane mberritur ne familjen e demtuar prej ngjarjes. Kreu i Bankes "UBA" dhe bashkeshortja e tij kane deshmuar per kercenimet serioze ndaj tyre, qe ishin kryer gjate javeve te fundit. Sipas deshmise, persona te panjohur prej bashkeshorteve nga Egjipti, kane derguar ne adrese te tyre mesazhe ne gjuhen shqipe, duke kerkuar permes shantazheve e kercenimeve, rreth 85 mije euro.

Disa dite pas marrjes se denoncimit, policia ka mundur te identifikoje personin qe ka derguar mesazhet. Por e kane lene te lire dhe e kane mbajtur nen vezhgim, per gati dy muaj. Pasi kane siguruar te gjitha provat ndaj tij, dy dite me pare, efektivet e uniformave blu se bashku me prokurorin e kesaj ceshtjeje, i jane drejtuar Gjykates se Krimeve te Renda, ku kane kerkuar marrjen e mases se sigurise, ate te "arrestit me burg". Gjykata ka miratuar kete kerkese. Por i dyshuari kishte dyshuar se do te arrestohej dhe kishte tentuar te largohej. Por mbajtja 24 ore nen vezhgim, ka bere qe policia ta gjeje kollaj dhe ta vere ne pranga ne nje banese ne zonen e ish-frigoriferit ne rrugen "5 Maji", ne Tirane. Akuza e ngritur ndaj 27-vjecarit, eshte "shtrengim me ane te kanosjes ose dhunes per dhenie pasurie ne bashkepunim".

85 mije

Euro ishte shuma qe, Lulezim Makishti kishte kerkuar nga drejtori i Bankes "UBA", Ehab Saad. Ai kishte derguar disa mesazhe ne telefonin e bashkeshortes se 43-vjecarit nga Egjipti, ku e kercenonte me pasoja te ndryshme, nese denonconte ne polici.

2 muaj

Me pare kishin ndodhur kercenimet. Ehab Saad se bashku me gruan e tij, i jane drejtuar uniformave blu, ku kane bere denoncimin per mesazhet e ardhura. Pas kesaj familja e bankierit ishte mbrojtur nga policia, ndersa kishin vazhduar hetimet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›