Bombardime ne Tripoli. Sulmohen anijet e Gedafit

NATO godet ashpër armatimet e kolonelit libian. Aleanca bën të ditur se ka fundosur tetë anije luftarake të Libisë. Anijet janë goditur në portin e Tripolit, në Al Chums dhe Sirte. Aleanca sqaron se nuk ka pasur asnjë opsion tjetër në tavolinë pasi këto anije dhe marina kanë shënuar kohët e fundit një angazhim të shtuar kundër NATO-s dhe popullatës civile, thuhet në kumtesën e saj.
Televizioni shtetëror libian njofton se gjatë aksioneve janë qëlluar edhe objektiva civile ndonëse NATO mohon që në shënjetër të saj të ketë qenë ndonjë strukturë civile.
Deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga qeveria e Gadafit ndërsa ky i fundit është shfaqur sërish në televizionin shtetëror. I veshur me të zeza e me syze dielli ai shihet t'i shtrëngojë dorën një të dërguari special të qeverisë së tij.