Spanjollet ne rruge protesta kunder krizes ekonomike

Në Spanjë protestat kundër krizës ekonomike dhe papunësisë së lartë në vend hyjnë në ditën e 6. Mijëra protestues të rinj kaluan sërish natën jashtë në Perta del sol për t’u zgjuar në një tjetër ditë proteste publike. Një natë më parë, tubimi më i madh u organizua në qendër të Madridit.
Ndërkohë që protesta ka pasur edhe në Barcelonë, Valencia, Bilbao dhe Santiago de Compostela. Kryeministri i Spanjës, José Luis Rodríguez Zapatero, ka shprehur mirëkuptim për këto demonstrata, me shpjegimin se politikanët duhet të dëgjojnë se çfarë thonë të tjerët. Ndërkohë që Komisioni Zgjedhor ka mbrojtur vendimin për ndalimin e protestave gjatë kohës së zgjedhjeve lokale dhe rajonale, të cilat do të mbahen në këtë fundjavë, me shpjegimin se zgjedhësit duhet të kenë mundësinë e shprehjes së lirë të vullnetit të tyre.
Sipas këtij organizmi, mbajtja e protestave këtë fundjavë konsideriohet i paligjshëm e u kanë kërkuar qytetarëve të reflektojnë të vetëm për votën që do të hedhin. Por mijëra demostruaes e kanë hedhur poshtë një vendim të tillë e thonë se do të qëndrojnë në shesh deri të dielën ditën e zgjedhjes së 8,116 këshillash qyteti e 13 legjislaturash rajonale nga 17 gjithsej.
Delina Bitraku