Serish protesta te pergjakshme ne Siri

Siria përfshihet sërish nga protesta të përgjakshme, ndërsa mijëra persona kanë marshuar kundër presidentit Bashar al Assad pas lutjeve të së premtes, përgjatë qyteteve kryesore në vend. Aktivistët thonë se dhjetëra persona janë vrarë nga ndërhyrja e dhunshme e forcave qeveritare, tre prej të cilëve në qytetin Homs.
Protestat morën një hov të ri këtë të premte, ndërsa presidenti amerikan Barack Obama kishte apeluar një ditë më parë që Bashar al Assad të niste tranzicionin drejt demokracisë, ose të largohej.
“Qeveria siriane nuk duhet të qëllojë më mbi protetsuesit dhe të lejojë marshimet paqësore”, tha Obama në një fjalim të rëndësishëm mbi Lindjen e Mesme.
Në përgjigje të këtij apeli, qeveria e Sirisë akuzoi Obamën se po përzihej në punët e brendshme të vendeve të rajonit dhe se fjalimi i tij anonte më së shumti nga provokimi.
Të paktën 850 persona janë vrarë në javët e demostratave kundër regjimit të Assad në Siri. Aktivistët thonë se forcat qeveritare sërish kanë përdorur plumba të vërtetë ndërsa kanë ndërhyrë me breshëri për të shpërndarë protestat në Homs.
Edhe në Bania, qytet ku në fillim të muajit, qeevria ndërhyri me tanke dhe ushtarë, është zhvilluar një marshim me pjesëmarrje masive. Raportimet nga Siria është e vështirë të verifikohen edhe nga agjencitë e mëdha të lajmeve, pasi gazetarët nuk lejohen në vend.
Juli Prifti