Medvedev kritikon sistemin e drejtësisë

Presidenti rus, Dimitri Medvedv, tha se korrupsioni dhe mungesa e sundimit të qëndrueshëm të ligjit “frenojnë rritjen e prosperitetit kombëtar” të Rusisë.
Duke folur në një forum ligjor në Shën Petersburg, Medvedev u bëri thirrje zyrtarëve të lartë dhe gjykatësve që të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe zbatimin e ligjit.
“Edhe ligjet më të mira nuk do të bëjnë punë, do të mbeten deklarata të thjeshta, nëse institucionet e drejtësisë nuk punojnë”, tha Medvedev.
Presidenti rus tha se ai ka bërë progres në krijimin e “shtetit ligjor”, ndërsa pranoi se mbetet ende punë për t`u bërë, për të ndihmuar bizneset.