Le qeline. Strauss- Kahn ne arrest shtepie

Ish-kreu i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, del nga burgu pas vendimit të gjykatës për pagesën e kaucionit në vlerë prej një milion dollarë për tiu nënështruar masave të rrepta të sigurisë, në arrest shtëpiak e nën vëzhgimin e një rojeje që do t’i kushtojë ekonomistit të njohur 200 mijë dollarë në muaj. Gjykata ngriti aktakuzën zyrtare kundër Strauss-Kahnit, i cili akuzohet ndër të tjera edhe për tentativë për përdhunim.
Dominique Strauss-Kahn ka dhënë dorëheqje nga posti i tij i deritanishëm me shpjegimin se do të ruajë autoritetin e FMN-së dhe familjes së tij. Për këtë post tashmë ka filluar gara e ethshme. Mbeten të interesuara për kryesimin e FMN si SHBA-ja dhe Evropa, ndërsa kanë kërkuar me forcë përfaqsim në drejtim dhe në zhvillim. Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi me ngulm që ky post ti shkojë sërish Evropës.
"Në situatën aktuale kuy problemet me Euron janë të mëdha e në këto masa është përfshirë dhe FMN- duhet që edhe një herë në këtë post të zgjidhet një kandidat evropian", theksoi Merkel duke artikuluar atë që ekspertët në greqi e konsiderojnë sit ë domosdoshme lidhur me planin e ri të ndihmave për athinën zyrtare.