E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bombardimi i Serbisë në 99-ën,i domosdoshëm

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka deklaruar se ndërhyrja ushtarake e Aleancës Veri-Atlantike për shkak të Kosovës, në vitin 1999, ishte e domosdoshme. Me rastin e 10 vjetorit të bombardimit të Serbisë nga ana e NATO-s, Scheffer ka thënë se edhe pse kjo ndërhyrje e Aleancës ishte kritikuar nga shumë anë, ajo ka qenë e domosdoshme, bën të ditur agjencia ANSA. Këtë deklaratë Scheffer e ka bërë në Forumin transatlantik në Bruksel, që është organizuar nga fondi gjerman Marshal

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›