PDSH dhe BDI në garë për Tetovën
Asnjë nga partitë shqiptare nuk ka arritur që të sfidojë bindshëm në komunat shqiptare. Tetova dhe Gostivari shkojnë për raundin e dytë, me ç'rast në të parën garës i prinë kandidati i PDSH-së, Sadi Bexheti përballë Hazbi Likës së BDI-së. Në anën tjetër, edhe në Gostivar, BDI do të shkojë në raundin e dytë me kandidatin e pavarur Rufi Osmani. Poashtu edhe Struga do përcaktojë se cila nga dy partitë më të mëdha shqiptare do të shkojnë në raundin e dytë, BDI apo PDSH, të cilët kanë rezultate të përafërta. Në bazë të rezultateve paraprake të këtyre zgjedhjeve, BDI e cila udhëhoqi me shumicën e komunave shqiptare tashmë ka dobësuar pozicionet e saj në disa komuna, ku pretendohej se do të korrë fitore bindëse që në raundin e parë. Jozyrtarisht, por edhe shefi i shtabit zgjedhor i kësaj partie, Gëzim Ostreni nuk saktësoi se a kanë fituar në bastionin e tyre në Çair.