Obama,optimist për zgjidhjen e krizës

Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, ka deklaruar se në përparimin që po shënon rifinansimi i kredive është duke parë "dritën e shpresës" në sferën e pasurive të patundshme, që është njëra nga shkaktarët e krizës aktuale ekonomike, por ka vlerësuar se në institucionet financiare ende ka "rreziqe sistematike". "Kemi filluar të shohim dritën e shpresës, sepse rifinancimi i kredive ka përparuar shumë, ka theksuar Obama, për të shtuar se kjo jepë shpresë për ringritjen e patundshmërive.