Maqedoni, Ivanov: Dhamë provimin e pjekurisë
Kandidati i partisë maqedonase në pushtet, VMRO DPMNE, Gjorgje Ivanov, i cili në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale është duke udhëhequr bindshëm, ka vlerësuar se Maqedonia ka dhënë provimin e pjekurisë dhe ka dëshmuar përgjegjësi.Në konferencën për gazetarë, mbrëmë vonë në Shkup, ai ka falënderuar të gjithë votuesit, të cilët e kanë përkrahur, por edhe ata që kanë votuar për kundërshtarët e tij."Kjo është një ditë e madhe për Maqedoninë evropiane, e cila ka treguar unitetin e saj" , ka thënë Ivanov. Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale mbahet më 5 prill.