Bombardon Juventusi

Juventus është këndellur mirë nga humbja e fundjavës kundër Interit ndërkaq krejt energjitë i ka shprazur kundër skuadrës FC Nordsjaelland të cilën e ka mposhtur me rezultat 4-0.
Marchisio në minutën e 7, Vidal në të 23-ën, Giovinco në të 37-ën dhe Quagliarella në të 75-ën mjaftuan që Juventus të arrij fitoren e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve.
Edhe pjesa e dytë ishte në kontroll të Juventus ndërkaq deri në fund të ndeshjes nuk pati ndërrim rezultati.