Kualifikohet edhe Manchesteri

Manchester United është kualifikuar në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve. ‘Djajtë e Kuq’ iu bashkuan Portos dhe Malagas, për ta bërë një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira evropiane.
Ekipi i Sir Alex Fergusonit fitoi në duel me Bragan, në një ndeshje ku ndër të tjera ndodhi diçka e pazakontë, duke u ndalur rryma.
Kjo si duket i ndihmoi ekipit anglez, i cili disavantazhin e riktheu në avantazh dhe e regjistroi fitoren e katërt rresht.
Golat e vonshëm të Robin Van Persie, Wayne Rooney nga penalltia e Javier Hernandez ishin kreatorë të fitores së ekipit nga Old Traffordi, kurse më parë portugezët udhëhiqnin falë golit të Alan nga penalltia.
Ndërkohë, kampioni i Evropës, Chelsea ka festuar në çastet e fundit duke e mundur Shakhtar Donetskun me rezultat 3:2.
Skuadra mysafire ka treguar lojë më të mirë se anglezët, të cilët i kishte mposhtur në lojën e parë. Por, dy gabimet e portierit Pyatov i kanë kushtuar shtrenjtë ekipit ukrainas.
Së pari, portieri ukrainas ‘kiksoi’ duke e goditur Fernando Torresin, e më pas bëri dalje të pasigurt, me ç’rast Oscar shënoi nga largësia. Kurse, golin e tretë të vendësve e realizoi zëvendësuesi Moses në minutat shtesë.
Ndërkaq, udhëtuesit kanë shënuar dy gola me anë të mesfushorit Willian, kurse mbrojtësi Rat e ka qëlluar shtyllën ndërkohë. Kjo fitore ia shtoi gjasat për kualifikim ekipit nga Stamford Bridge.
Ndërkohë, Juventusi e dërrmoi ekipin norvegjez Nordsjaelland, duke e shijuar njëkohësisht fitoren e parë.
Marchisio, Vidal, Giovinco e Quagliarella ishin kreatorë të fitores së kampionit italian, i cili i shtoi gjasat për kualifikim.
Ndërkohë, humbje shokuese pësoi gjiganti katalunas Barcelona, që u dorëzua përballë Celticut, i cili iu festoi falë golave të Wanyama e Watt, kurse Messi shënoi në minutën e fundit të ndeshjes.
Bayern Munichu e shkatërroi Lillen, duke e mposhtur 6:1, ndërsa hap të madh drejt kualifikimit bëri edhe Valencia, që triumfoi përballë BATE-s.
Liga e Kampionëve
Rezultatet
Grupi E
Chelsea – Shakhtar 3:2
Juventus – Nordsjaelland 4:0
Tabela
1. Shakhtar 7 pikë
2. Chelsea 7
3. Juventus 6
4. Nordsjaelland 1
Grupi F
Bayern Munich – Lille 6:1
Valencia – BATE Borisov 4:2
Tabela
1. Bayern 9
2. Valencia 9
3. BATE 6
4. Lille 0
Grupi G
Benfica – Spartak Moscow 2:0
Celtic – Barcelona 2:1
Tabela
1. Barcelona 9
2. Celtic 7
3. Benfica 4
4. Spartak M. 3
Grupi H
Braga – Man Utd 1:3
Cluj – Galatasaray 1:3
Tabela
1. Man Utd 12
2. Galatasaray 4
3. Cluj 4
4. Braga 3