E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celtic i fortë për Barcelonën

Celtic edhe njëherë ka dalë që është një skuadër serioze pasi që në dy ndeshjet me nënkampionin spanjoll Barcelona ka arritur që të nxjerr rezultat të mirë, edhe pse në ndeshjen e parë humbi.

Por, ndeshja e dytë i takoi Celticut të cilët mposhtën Barcelonën me rezultat të pastër 2-1 në Skoci.

Celtic kaloi në epërsi në minutën e 21-të të takimit me anë të Wanyama.

Me këtë rezultat përfundoj edhe pjesa e parë përderisa në pjesën e dytë Barcelona ishte një skuadër që vazhdimisht kërkonte golin.

Por, prapë ishin Celtic që shënuan kundër ekip katalunas.

Watt në minutën e 83-të arriti që ta dyfishoj epërsinë për Celticun duke bërë kështu një hap të mirë në drejtim të kualifikimeve për 16 skuadrat më të mira në Evropë.

Krejt çfarë bëri Barcelona ishte një gol i Leonel Messi në minutat shtesë të takimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›