"Bombat me ujë"
Gjithmonë kemi menduar se nuk ka burime
më të rëndësishme se ato të naftës,
por është e gabuar. Burimet hidrike po
bëhen po aq të rëndësishme sa ato të
naftës. Sigurisht që po ndikojnë shumë faktorë si:
ngrohja globale, ndotja, uria dhe mbipopullimi.
Në këtë mënyrë kontrolli i burimeve hidrike sa
vjen e po bëhet akoma më shumë një politikë
strategjike. Dhe nëse dje digat e mëdha që alternoheshin
për të shpërndarë sasi të mëdha uji
në mënyrë natyrore, shiheshin nga politikanët
dhe teknikët si një ndihmë për terrenet e thara
në nevojë dhe si një burim energjie i pastër, sot
impiantet gjigante hidroelektrike kanë filluar
të diskutohen si shkaktarët e shumë tragjedive
ambientale, njerëzore, sëmundjesh dhe luftërash
të armatosura sidomos në zonat më të varfra
dhe të thata. Rasti më i fundit i përket Kinës, por
vala e kritikave është globale: shkencëtarë dhe
shoqata humanitare po kritikojnë ashpër vepra
dhe projekte, si për mënyrën e realizimit po ashtu
edhe për interesat parësorë, nga India në Brazil,
nga Afrika në Lindjen e Mesme.
Me më shumë se 22 mijë diga të mëdha të
ndërtuara, Kina zotëron gati gjysmën e të gjitha
impianteve botërore dhe ka interesa të forta në
programet më të mëdha në zona "kantier" të
rrezikuara si Sudani (diga e Meroue pranë së cilës
banojnë 50 mijë banorë) ose Pakistani (projekti
gjigant i Diamer-Basha, 8 miliardë dollarë janë
kërkuar nga ish-presidenti
Musharaf në Pekin). Dy javë
më parë, ministri kinez i
burimeve hidrike, Çen Lei,
pranoi se tërmeti i madh
në Siçuan ka dëmtuar të
paktën 391 diga dhe ka hapur
të çara jashtëzakonisht
të rrezikshme madje edhe
në digën 156 metra të gjatë
që mban liqenin artificial të
Zipingut, që për fat të mirë
ishte në gjysmën e kapacitetit
të tij maksimal prej 1.1
miliardë metra kub ujë. E
përfunduar në vitin 2006, kjo
digë gjigante dukej se respektonte standardet më
ekstreme antisizmike, ndryshe nga 390 digat e tjera
shumë herë më të vogla ose impiante mesatare më
të vjetër në moshë, të cilat tashmë kërcënojnë me
përmbytje të frikshme. Por regjimi komunist përgënjeshtron
se tërmeti ka dëmtuar digën në lumin
Jangtze, që akoma mbetet më e madhja në të gjithë
botën. E ndërtuar në vitin 1992 me një kosto prej
24 miliardë dollarësh në një zonë ku u evakuuan
1 milionë e 200 mijë banorë nga plot 116 qytete,
të cilat tashmë ndodhen nën
ujë. "International Rivers", më
e famshmja organizatë joqeveritare
që funksionon si një rregullator
i lumenjve, prej kohësh
ka dokumentuar "kasaphanat
ambientale" të kësaj dhe të tjera
digash, si ato të Mekongut. Në
mars, përpara tërmetit, "Scientific
American" ka publikuar
një alarm denoncues në të cilin
citonte gjeologë, biologë dhe
inxhinierë amerikanë e kinezë,
mbi rritjen e rrëshqitjeve dhe
lëkundjeve sizmike pas mbushjes
me kapacitet të plotë. Në
vitin 2003, kur Liqeni Artificial arriti në 135 metra,
presoni i ujit në muret shkëmbore provokoi rrëshqitje
të shumta, të cilat morën dhjetëra jetë njerëzish.
Por rreziku më i madh, sipas revistës prestigjioze
shkencore është se hedhjet e mëdha të ujit në rezervuar
mund të provokojnë tërmete. Një inxhinier
i Akademisë së Shkencave kineze pretendon se, që
nga momenti kur rezervuari ka arritur nivelin e dytë
(shtator 2006), në zonë janë regjistruar 822 tronditje
në shtatë muaj. Dhe për shkak të rezervuarve artificialë
kinezë janë regjistruar të paktën 19 tërmete
të rrezikshme këto 50 vitet e fundit. Gjithashtu,
ka ndodhur edhe jashtë Kinës, si për shembull në
rezervuarin gjigant të Orovill në Kaliforni në të cilin
pas mbushjes maksimale filluan tronditje sizmike
anormale. Dhe mbi të gjitha, tërmeti që në vitin 1967
shkaktoi 200 të vdekur në Indi: sipas shkencëtarëve
amerikanë të "US Geological Survey", tërmeti u
shkaktua nga pesha e rezervuarit të krijuar në digën
e Koynas, e ndërtuar në vitin 1963 në një zonë në
jug të Mumbait, e cila nuk konsiderohej si një zonë
sizmike. Autoritetet kineze, të cilat në të shkuarën
gjithmonë kishin heshtur dhe mohuar mbi kritikat
e jashtme për "motive të sigurisë kombëtare", në
vitin 2007 për herë të parë pranuan se diga e "Tri
Grykave" ka shkaktuar "rreziqe të fshehura", por
pa i specifikuar ato.
Shkencëtarë, ekologjistë dhe shoqata humanitare,
nuk gjykojnë drejtpërsëdrejti impiantet
hidro-elektrike, por zgjedhjet e qeverive për të
ndërtuar struktura gjigante dhe tepër të shtrenjta,
duke injoruar pasojat ambientale, sociale dhe
madje ato ekonomike.
Lesotho është një shtet i vogël afrikan prej 2
milionë banorësh të cilët vuajnë në një varfëri të
skajshme. Vjet Shtetet e Bashkuara furnizuan me
ujë rreth 70 për qind të fshatarëve. E pabesueshme,
pasi që prej 11 vjetësh Lesotho eksporton ujë. Në
vitin 1986, në kulmin e aparteidit, qeveria financoi
digën e Katse, më e madhja në kontinentin afrikan
për atë kohë, e cila që nga "Highlands" priste lumin
portokalli, nëpërmjet disa tuneleve gjigante
dhe drejt industrive të Johanesburgut. Problemi
përsëritet edhe në Azi: Laos, një nga dhjetë vendet
më të varfra të botës, ndërtoi digën gjigante të Nam
Theun 2, e cila do të eksportojë energji në Tajlandë.
Në pritje të përfitimeve, qeveria ka shtuar borxhin
publik dhe ka internuar 10 mijë persona duke
kërcënuar edhe të ardhmen e 120 peshkatarëve të
tjerë. Në Guatemala ishin skuadrat e vdekjes ato
që transferuan me forcë rreth 75 mijë persona për
t‘i hapur vend murit gjigant të Rio Kiksoy. Diga, e
ndërtuar në vitin 1982, i shërbeu diktaturës ushtarake
për të internuar individë të shumtë, të cilët
cilësoheshin si armiq. Dhjetë vjet më vonë i gjithë
vendi ishte zhveshur nga pylli i dendur. Guatemala
vazhdonte të shpenzonte 150 milionë dollarë në vit
për të importuar elektricitet. Ndërsa 30 për qind e
banorëve vazhdonte të jetonte pa energji elektrike
dhe gati gjysma e borxhit kombëtar i përkiste
shpenzimeve për digën. Në vitin 1999, komisioni
për sqarimin historik, i krijuar pas akordeve për
paqe në vitin 1996, e klasifikoi
si gjenocide masakrën e të
paktën 400 mijë burra, grave
dhe fëmijëve në Rio Negro,
të cilët keqtrajtoheshin nga
ushtria, ndërsa të mbijetuarit
internoheshin.
Në Indi, një protestë e gjatë,
por paqësore, ngadalësoi
planin kolosal për ndërtimin
e 3200 digave në zonën e
Narmadas, e madhe sa vetë
Zvicra. Audicioni i famshëm
në Kongresin e SHBA nga ana
e Medha Patkar, një kërkuese
që tashmë është bërë ikona e
asaj lufte jo të dhunshme, shtyu Bankën Botërore
të krijonte një komision hetimi, i cili në vitin 1993 e
dënoi projektin (diga e Sardar Sadovar) duke marrë
mbrapsht për herë të parë fondet që ishin lëshuar.
Kështu, keqmenaxhimet e qeverive të ndryshme
bënë që kostot të ngriheshin dhe problemet të nisnin
për shumë impiante të tjerë. Diga e Jaciretas,
e ndërtuar mbi lumin Parana ndërmjet Argjentinës
dhe Paraguait mbeti si një "monument në ndërtim"
nga ish-presidenti Karlos Menem. E vënë nën presion
nga kritikat, Banka Botërore
në vitin 2000 ngriti një komision
botëror për çështjen e digave: raporti
përfundimtar, i prezantuar
nga Nelson Mandela, tregon se
impiantet gjigante ekzistente
kanë arritur më pak se 50 për
qind të objektivave që ishin
premtuar për të mira ekonomike
dhe më pak se 75 për qind të
elektricitetit që ishte menduar
të prodhonin. Por kanë kushtuar
65 për qind më shumë se shuma
që ishte llogaritur në fillim.
Kanë shkaktuar dëme serioze
natyrore (ndotje, shkatërrimin e
zonave pyjore gjithashtu ato të banuara, zhdukjen
e faunës etj.,) dhe nuk kanë arritur të kryejnë kompensimet
financiare që kishin premtuar. Që prej
atëherë, shtete si Zvicra dhe Gjermania kanë vënë
kushte të rrepta për verifikime të përshkallëzuara
përpara ndërtimit të këtyre gjigantëve. Por Banka
e Uashingtonit ka financuar dy kantiere të reja
afrikane, duke i hapur rrugën sërish biznesit të ujit.
Projekti i "Gran Inga", në shtratin e lumit Kongo,
ku punojnë edhe dy impiante të tjera gjigante, ka
mundësi t‘i heqë Kinës të drejtën e impiantit më
të madh në botë. Kostoja përfundimtare rrezikon
të shkojë deri në 80 miliardë dollarë, me një borxh
publik të papërballueshëm për Republikën e Kongos,
e cila ka vuajtur prej vitesh nga lufta civile. Një
tjetër projekt ka filluar vjet me 360 milionë dollarë
të marra borxh nga Banka Botërore. Është ndërtimi
i digës së Bujagalit në Uganda.
Shpyllëzime dhe ndotje, sipas aktivistëve dhe
organizatave joqeveritare, shoqërojnë kantieret
për digën e Kullut në Indi dhe atë të lumit Xingu, në
Amazonën braziliane, mushkëria jeshile e planetit.
Dhe një tjetër luftë mund të nisë në Kurdistanin
turk, në kufi me Irakun dhe Sirinë: qeveria e Ankarasë
e ka rinisur projektin e digës së Ilisus, e cila
dukej se ishte bllokuar që në vitin 2001. Organizata
zvicerane "Berne Declaration", ka paralajmëruar
nisjen e një evakuimi në masë, i cili do të kërcënojë
55 mijë kurdë në një rajon strategjik që mjaft është
i gjakosur nga atentate dhe shkëmbime zjarri të
rënda ndërmjet guerilasve dhe ushtrisë turke.