Emigrantët, ç‘përfitojnë nga MSA
Me ratifikimin e Marrëveshjes
së Stabilizim
Asocimit nga të
gjitha shtetet e Bashkimit
Evropian, shtetasit shqiptarë
automatikisht fitojnë
shumë të drejta shtesë, të cilat deri
tani nuk i kanë pasur. Ministria shqiptare
e Integrimit bëri të ditur se
pikërisht me hyrjen në fuqi të paktit
që u firmos më 12 qershor të vitit
2006 dhe që deri tani është ratifikuar
nga 23 vende të Evropës së
Bashkuar, të gjithë emigrantët shqiptarë,
të cilët kanë leje qëndrimi
në shtetet e BE-së, por edhe
qytetarët e tjerë shqiptarë që
udhëtojnë në këto shtete, përfitojnë
të drejtën për t‘u trajtuar si
qytetarë më të privilegjuar, kjo jo
vetëm në respektin e institucioneve
shtetërore, por kanë edhe të
drejtën për të apeluar të drejtat e
shkelura në Gjykatat e 27 shteteve
të Bashkimit Evropian.
Në vende të ndryshme të BEsë
shtetasit shqiptarë jo vetëm që
përfitojnë kontratat normale të
punës si emigrantë, por kanë një
akses më të gjerë në tregun zyrtar
të punës pas ratifikimit të MSA nga
të gjitha vendet anëtare të BE-së.
Gjatë një takimi me gazetarët, Ministria
e Integrimit, nëpërmjet ministres
Bregu dhe stafit të saj, ka
sjellë disa shembuj specifikë se
çfarë përfitojnë shqiptarët nga
nene të caktuara të MSA-së, pas
ratifikimit të plotë të saj dhe
konkretisht emigrantët të cilët përballen
më shumë me atë që rëndomtë
quhet diskriminim. MSA-ja
do të hyjë në fuqi sapo të ratifikohet
nga të gjitha vendet anëtare të
BE-së dhe si rrjedhojë do të zbatohen
edhe nenet e saj. Konkretisht,
një nga nenet që do të zbatohet
dhe do të përfitojnë emigrantët
shqiptarë është neni 46 (1)
i MSA, Kapitulli i Lëvizjes së Punëtorëve.
Duke u ndalur te ky nen i
MSA, emigrantët tanë kanë të
drejtë të ngrenë padi gjyqësore
ndaj atyre që i diskriminojnë, duke
u vënë shenja dalluese në dokumentet
e tyre, kur ky nen nuk ua
lejon një veprim të tillë. Neni 46 (1)
midis komunitetit, vendeve të tij
anëtare dhe Shqipërisë, parashikon
se punëtorët shqiptarë të
punësuar në mënyrë të rregullt ligjore
në territorin e vendeve
anëtare të BE-së nuk duhet të jenë
subjekt diskriminimi mbi baza kombësie
për sa u përket kushteve të
punës, pagesës, largimit krahasuar
me shtetasit e vendeve anëtare të
BE-së. Ky nen ka efekt të drejtpërdrejtë,
pra shtetasit shqiptarë
mund t‘u drejtohen gjykatave të
vendeve anëtare të BE-së nëse iu
shkelen këto të drejta. Neni 46 (1) i
MSA-së midis komunitetit,
vendeve të tij anëtare dhe Shqipërisë,
zbatohet detyrueshëm
nga të gjitha shtetet anëtare të
Bashkimit Evropian. Në këto rrethana,
neni 46 (1) i MSA-së me Shqipërinë
duhet të njihet si efekt i
drejtpërdrejtë, ku si pasojë e këtij
efekti shtetasit shqiptarë kanë të
drejtë të ngrenë padi në gjykatat
ndërkombëtare të vendeve
anëtare të BE-së. Duke u bazuar në
këtë nen dhe në thelbin e MSA-së,
dr. Alfred E. Kellermann, këshilltar
në Ministrinë e Integrimit, në një
koment të tij thekson se, "pasojat
dhe efektet ligjore të vendimeve të
Gjykatës Evropiane të Drejtësisë
do të shfaqen te të gjithë qytetarët
shqiptarë të cilët janë të punësuar
në mënyrë të ligjshme në 27 vendete
anëtare të BE-së. Ata do të
mbrohen përpara gjykatës kombëtare
në vendet anëtare të BEsë.
Më tej ai thekson se ka mjaft
nene të tjera në MSA, të cilat kanë
efekt të drejtpërdrejtë, pra duhet të
presim që në gjykatë të ketë mjaft
raste të tilla, ku shtetas shqiptarë
dhe kompani shqiptare të zbatojnë
të drejta që rrjedhin nga MSAja.
Jo vetëm nenet për trajtim të
njëjtë për kushtet e punës, por
edhe nenet për liritë e vendosjes,
ku përfshihet trajtimi i njëjtë i kompanive
shqiptare me kompanitë
evropiane. Me fjalë të tjera, efekti
i drejtpërdrejtë i MSA-së pas hyrjes
në fuqi do të përmirësojë mbrojtjen
ligjore të shqiptarëve përpara
gjykatave kombëtare të 27
vendeve anëtare të BE-së.
së Stabilizim
Asocimit nga të
gjitha shtetet e Bashkimit
Evropian, shtetasit shqiptarë
automatikisht fitojnë
shumë të drejta shtesë, të cilat deri
tani nuk i kanë pasur. Ministria shqiptare
e Integrimit bëri të ditur se
pikërisht me hyrjen në fuqi të paktit
që u firmos më 12 qershor të vitit
2006 dhe që deri tani është ratifikuar
nga 23 vende të Evropës së
Bashkuar, të gjithë emigrantët shqiptarë,
të cilët kanë leje qëndrimi
në shtetet e BE-së, por edhe
qytetarët e tjerë shqiptarë që
udhëtojnë në këto shtete, përfitojnë
të drejtën për t‘u trajtuar si
qytetarë më të privilegjuar, kjo jo
vetëm në respektin e institucioneve
shtetërore, por kanë edhe të
drejtën për të apeluar të drejtat e
shkelura në Gjykatat e 27 shteteve
të Bashkimit Evropian.
Në vende të ndryshme të BEsë
shtetasit shqiptarë jo vetëm që
përfitojnë kontratat normale të
punës si emigrantë, por kanë një
akses më të gjerë në tregun zyrtar
të punës pas ratifikimit të MSA nga
të gjitha vendet anëtare të BE-së.
Gjatë një takimi me gazetarët, Ministria
e Integrimit, nëpërmjet ministres
Bregu dhe stafit të saj, ka
sjellë disa shembuj specifikë se
çfarë përfitojnë shqiptarët nga
nene të caktuara të MSA-së, pas
ratifikimit të plotë të saj dhe
konkretisht emigrantët të cilët përballen
më shumë me atë që rëndomtë
quhet diskriminim. MSA-ja
do të hyjë në fuqi sapo të ratifikohet
nga të gjitha vendet anëtare të
BE-së dhe si rrjedhojë do të zbatohen
edhe nenet e saj. Konkretisht,
një nga nenet që do të zbatohet
dhe do të përfitojnë emigrantët
shqiptarë është neni 46 (1)
i MSA, Kapitulli i Lëvizjes së Punëtorëve.
Duke u ndalur te ky nen i
MSA, emigrantët tanë kanë të
drejtë të ngrenë padi gjyqësore
ndaj atyre që i diskriminojnë, duke
u vënë shenja dalluese në dokumentet
e tyre, kur ky nen nuk ua
lejon një veprim të tillë. Neni 46 (1)
midis komunitetit, vendeve të tij
anëtare dhe Shqipërisë, parashikon
se punëtorët shqiptarë të
punësuar në mënyrë të rregullt ligjore
në territorin e vendeve
anëtare të BE-së nuk duhet të jenë
subjekt diskriminimi mbi baza kombësie
për sa u përket kushteve të
punës, pagesës, largimit krahasuar
me shtetasit e vendeve anëtare të
BE-së. Ky nen ka efekt të drejtpërdrejtë,
pra shtetasit shqiptarë
mund t‘u drejtohen gjykatave të
vendeve anëtare të BE-së nëse iu
shkelen këto të drejta. Neni 46 (1) i
MSA-së midis komunitetit,
vendeve të tij anëtare dhe Shqipërisë,
zbatohet detyrueshëm
nga të gjitha shtetet anëtare të
Bashkimit Evropian. Në këto rrethana,
neni 46 (1) i MSA-së me Shqipërinë
duhet të njihet si efekt i
drejtpërdrejtë, ku si pasojë e këtij
efekti shtetasit shqiptarë kanë të
drejtë të ngrenë padi në gjykatat
ndërkombëtare të vendeve
anëtare të BE-së. Duke u bazuar në
këtë nen dhe në thelbin e MSA-së,
dr. Alfred E. Kellermann, këshilltar
në Ministrinë e Integrimit, në një
koment të tij thekson se, "pasojat
dhe efektet ligjore të vendimeve të
Gjykatës Evropiane të Drejtësisë
do të shfaqen te të gjithë qytetarët
shqiptarë të cilët janë të punësuar
në mënyrë të ligjshme në 27 vendete
anëtare të BE-së. Ata do të
mbrohen përpara gjykatës kombëtare
në vendet anëtare të BEsë.
Më tej ai thekson se ka mjaft
nene të tjera në MSA, të cilat kanë
efekt të drejtpërdrejtë, pra duhet të
presim që në gjykatë të ketë mjaft
raste të tilla, ku shtetas shqiptarë
dhe kompani shqiptare të zbatojnë
të drejta që rrjedhin nga MSAja.
Jo vetëm nenet për trajtim të
njëjtë për kushtet e punës, por
edhe nenet për liritë e vendosjes,
ku përfshihet trajtimi i njëjtë i kompanive
shqiptare me kompanitë
evropiane. Me fjalë të tjera, efekti
i drejtpërdrejtë i MSA-së pas hyrjes
në fuqi do të përmirësojë mbrojtjen
ligjore të shqiptarëve përpara
gjykatave kombëtare të 27
vendeve anëtare të BE-së.