Bombat në Boston, FBI: Tenxhere me presion të mbushura me gozhda
BOSTON - Byroja federale amerikane e hetimeve (FBI) bën të ditur se dy bombat që shpërthyen të hënën në maratonën e Bostonit ishin mbajtur në një çantë të zezë dhe ndoshta përbëheshin nga tenxhere me presion të mbushura me gozhda dhe zare kushinetash.
Ekspertët e FBI-së janë në kërkim të fragmenteve nga vendi i ngjarjes, ndërsa po përpiqen për të krijuar një ide se si u krye sulmi.
Autoritetet nuk kanë ndonjë të dyshuar dhe po u kërkojnë qytetarëve që të dërgojnë foto ose video që mund të kenë bërë përgjatë rrugës së maratonë, për të ndihmuar në identifikimin e përgjegjësit për shpërthimet.
Sindikatat e policëve dhe zjarrfikësve në Boston kanë ofruar një shpërblim prej 50 mijë dollarësh për informacionin që mund të çojë në zbardhjen e autorit të ngjarjes së rëndë.
Agjenti i FBI-së i ngarkuar për çështjen thotë se "do të shkojë deri në fund të botës" për të identifikuar se kush i kreu shpërthimet.
Ligjëvënësi nga Marylandi, Dutch Ruppersberger tha pas një mbledhjeje mbi çështje të sigurisë, se nuk ka gjasa që al-Kaida ose ndonjë qeveri e huaj të ishte përfshirë në këtë sulm për shkak të mungesës së të dhënave paraprake të zbulimit.
Të hënën dy shpërthime thuajse të menjëherëshme, lanë të vrarë 3 persona, përfshi një fëmijë 8 vjeçar, në vijën e finishit të Maratonës së Bostonit. 176 njerëz u plagosën ndërsa shumë prej tyre kanë humbur gjymtyrët.
Presidenti Barack Obama e cilësoi sulmin "akt terrorizmi..të shëmtuar prej frikacakësh."
(er.nu/voa/BalkanWeb)