Berisha Pershtatje e sistemit tone arsimor me tregun e punes
Nga Universiteti i Durrësit kryeminsitri Berisha premtoi hapje të vendeve të reja të punës për të rinjtë shqiptarë, pas arsimimit të tyre.
“Ne kemi krijuar mundësinë që secili të ndjekë universitetin, i dhamë fund arbitraritetit zyrtar ndaj ëndrrës së tyre universitare. Hapi tjetër çdo e re duhet të ketë të drejtë që dijet që mori të ndërtojë projektin e jetës, e të ardhmes, në këtë kontekst do bëjmë gjithçka për krijimin e vendeve të punës, përshtatjen me tregun e punës. Arsimi profesional është vendimtar”,- tha ai.
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një tryeze të rrumbullakët me akademikë dhe të rinj të këtij universiteti, ku theksoi se trajnimi profesional dhe lidhja e shkollës me tregun e punës janë shtylla kryesore në këtë drejtim
Berisha ka theksuar se trajnimi profesional dhe lidhja e shkollës me tregun e punës janë shtylla kryesore në këtë drejtim. Duke e cilësuar Universitetin e Durrësit si një model të shkëlqyer, kryeministri kërkoi që fakultetet shqiptare të aplikojnë sa më shumë elementë gjermanë.
Berisha vlerësoi Universitetin e Durrësit për lidhje të mirë me tregun e punës, duke kërkuar që ky të bëhet shembull edhe për të tjerët dhe kërkoi që fakultetet shqiptare të aplikojnë sa më shumë elementë gjermanë.