E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Puke 5 ne pranga

Pas protestës së banorëve të Fuzhë Arrëzit policia ka vendosur në pranga 5 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë.
Këta akuzohen për kanosje dhe prishje të rendit publik. Ndërkaq kompania turke ka pezulluar punën në fabrikën e pasurimit të bakrit ku punojnë 170 persona. Thuhet se përfaqësuesit turq janë larguar nga zyrat. Një ditë me parë banorët kërkuan punësim në fabrikë, pastrim të ajrit e ujit, ndotje që sipas tyre shkaktohet nga puna me bakrin.
Kompania turke e ka marrë me koncesion fabrikën, por banorët shprehen të pakënaqur sepse turqit nuk mbajtën premtimet. Gjatë protestës u plagos edhe shefi i rendit Pëllumb Uka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›