OSBE, seminar, Wollfarth: Të konfiskohen paratë nga trafikimi i qënieve njerëzore
TIRANE-Prezenca e OSBE-së në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme po organizon sot një seminar me temë Identifikimi, Sekuestrimi dhe
Konfiskimi i pasurive që rrjedhin nga trafikimi i qenieve njerëzore.
Ambasadori i OSBE-se, Eugen Wollfarth ka vënë theksin në punën e madhe që duhet të bëhet për reduktimin e aktiviteteve kriminale. Sipas tij, trafiku i qënieve njerëzore është një krim shumë i rëndë dhe për këtë duhet të bëhet një luftë e mirë koordinuar. Sipas ambasadorit, kriza ekonomike sjell rritjen e këtij trafiku.
“Trafikimi i njerëzve është një krim shumë i rëndë dhe u shkakton shumë dëme qenieve njerëzore. Ai përbën kërcënim për sigurinë dhe kapërcen kufijtë dhe i lidhur me krimin e organizuar dhe përbën kërcënim jo vetëm për rajonin, por edhe Europën. Kjo kërkon reagim të përbashkët. Parashikoj se do kemi rritje të trafikimit të qënieve njerëzore duke pasur parasysh dhe rritjen e krizës ekonomike. Kushtet e vështira ekonomike kanë rritur kërkesën për rritje të vendeve të paligjshme të punës dhe kjo shfrytëzohet gjerësisht nga kriminelët”.
Sipas ambasadorit të OSBE, paratë e përfituara nga ky trafik i egër duhet të konfiskohen dhe që trafikanti të mos ketë më përfitime.
“Trafikimi i qënieve njerëzore përkon me një risk të madh dhe përfitime të mëdha pasi dhe paratë e tyre investohen si të ligjshme. Për këtë arsye, qajsa në këtë seminar, me ata që punojnë kundër trafikimit është qasja më pozitive. Konfiskimi i këtyre të ardhura të reduktojë përfitimet kriminale. Vitet e fundit Shqipëria ka marrë përpjekje të konsiderueshme që janë vlerësuar”.
Ambasadori gjithashtu bëri thirrje që institucionet përkatëse të bashkëpunojnë ngushtë në luftën kundër këtij krimi.
“Bashkëpunimi mes organeve të ndryshme është i dosmosdoshëm. Është një shembull ku ja vlen të mbështetemi. Unë shpresoj që ky seminar të jetë i vlefshëm në veprime të përbashkët në këtë fushë. Pres me kënaqësi të shoh diskutime dhe propozime praktike”.
Në seminar ishin te pranishem edhe drejtues të Policisë së Shtetit, Prokurorisë, gjykatës të krimeve të rënda, zyrtarë nga Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave etj.
(d.b/BalkanWeb)