Hooper: Me marreveshjen, Kosova mbrojti sovranitetin e saj
INTERVISTA/ “Kosova arriti ta ruaje teresine e saj territoriale dhe sovranitetin brenda kufijve te saj, nuk pati ndarje dhe as kembime territoriale. Kjo vertete eshte vertete arritje historike”, thote ne intervisten dhene radios Evropa e Lire, James Hooper, ish diplomat amerikan.
Kosova dhe Serbia kane nenshkruar marreveshjen per normalizimin e marredhenieve midis tyre. Marreveshja eshte vleresuar si historike nga shumica, ju si mendoni?
Edhe une pajtohem se eshte marreveshje historike. Eshte nje marreveshje shume e mire per Kosoven, per Serbine, per rajonin, per Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Me te fuqizohet thelbesisht stabiliteti ne rajonin e Ballkanit. Me te gjithashtu, deshmohet se Bashkimi Evropian mund te luaje rol efektiv ne tejkalimin e antagonizmat e thella ndermjet vendeve te Ballkanit, ose thene me mire te Evropes Juglindore. Shumekush eshte befasuar nga kjo marreveshje, duke qene se kane qene te shumte ata qe mendonin se procesi nuk do te mund te arrinte kaq larg. Ajo mban emrin marreveshja per normalizimin e marredhenieve, por sipas gjykimit tim marreveshja shenon nje zgjidhje perfundimtare ndermjet Kosoves dhe Serbise. Kosova arriti ta ruaje teresine e saj territoriale dhe sovranitetin brenda kufijve te saj, nuk pati ndarje dhe as kembime territoriale. Kjo vertete eshte vertete arritje historike.
Ne Kosove ndjenjat jane te perziera per marreveshjen, vecanerisht kur behet fjale per piken 14 te saj, ne te cilen nuk permendet anetaresimi i Kosoves ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. Kritiket madje thone se Kosova ka dale humbese me kete marreveshje…
Nuk mendoj se kjo eshte e vertete. Eshte e qarte se kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, dhe ekipi i tij kane synuar ta arrijne kete qellim. Por, negociatat jane negociata. Per momentin, kjo nuk eshte arritur, pra anetaresimi ne OKB, por ka marreveshje se asnjera pale nuk do ta bllokoje palen tjeter ne rrugetimin drejt integrimeve evropiane. Mendoj se kjo eshte mjaft thelbesore per Kosoven. Une mendoj se si rezultat i kesaj do te kete njohje te shtuar te shtetesise se Kosoves dhe anetaresimi ne OKB do te vije me kohe. Thene sinqerisht, me Vuk Jeremiqin, ne krye te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, do te kishte qene goxha e veshtire per t’u realizuar nje gje e ketille. Sidoqofte, dinamika qe ka sjelle kjo marreveshje tash, e sjelle Kosoven me afer anetaresimit ne OKB dhe mendoj thelbesisht me afer.
Cilat jane hapat e ardhshem zoti Hooper, per te siguruar zbatimin e marreveshjes? Lidere te shumte boterore kane pershendetur arritjen e saj, por njekohesisht kane bere thirrje per zbatim besnik sa me shpejt qe te jete e mundshme…
Pa dyshim qe zbatimi do te jete periudha pasuese dhe te dyja palet duhet te punojne ne kete drejtim. Megjithate, pergjegjesia me e madhe per zbatueshmerine e marreveshjes do t’i bie Beogradit. Eshte e qarte se serbet e Kosoves ne veri te vendit nuk jane te kenaqur me kete marreveshje dhe nuk do te kene te kenaqur natyrisht. Mendoj gjithashtu se ka kufizime ne ate se cfare mund te beje Prishtina ne kete drejtim. Problemi me i madh eshte se serbet e veriut te Kosoves se udhehiqen nga mafia kriminale dhe tani kjo mafia po e kupton se do te humbas kontrollin dhe pushtetin qe ka, si rezultat i kesaj marreveshjeje. Prandaj, barra bjen mbi Beogradin.
Dhe si duhet trajtuar atehere, cfare duhet ndermarre me kete mafian kriminale?
Po ta lexoni marreveshjen dhe keto 15 piket qe ka, ato ne fakt jane te merzitshme, s’ka ndonje drame perbrenda dhe dikush mund te cuditet pse e gjithe kjo zhurme. Por, keto 15 piket jane fjale ne leter dhe fjalet ne leter nuk e zgjidhin problemin, nese ato fjale nuk pasqyrojne zotimet e te dyja paleve. Ne kete rast, fjalet ne leter pasqyrojne nje rrjet te zgjeruar mirekuptimesh ndermjet Prishtines dhe Beogradit mbi marredheniet e tyre. Dhe rrefimi i patreguar i ketyre bisedimeve eshte suksesi i te dyja paleve ne gjetjen e nje baze te perbashket ndermjet dy vendeve. Dhe ne fakt mendoj se BE-ja ka ndihmuar goxha ne kete drejtim, te mos harrojme ketu edhe Gjermanine ne vecanti. Kancelarja Angela Merkel ka merita te medha ne ndermjetesimin e kesaj qe ka ndodhur. E gjitha kjo eshte nje zhvillim i ri, nje situate ku te dyja palet jane fitimtare. Si dy vende fqinje, Kosova dhe Serbia, kane vendosur themelet, jo vetem kornizen pra, por themelet per nje marredhenie te re, nepermjet se ciles kufijte e Kosoves tashme jane te percaktuar.
Permendet kancelaren Merkel; kur flasim per zhberjen e strukturave paralele te sigurise, Gjermania ka qene vendimtare ne kerkesen e saj per heqjen e teresishme te ketyre strukturave. Kjo marreveshje nderkaq mundeson angazhimin e tyre ne strukturat ekuivalente kosovare, gje qe nga disa analiste shihet si sfide e vertete…
Une nuk pohoj se jam ekspert i te 15 pikeve qe gjenden ne marreveshje. Por, ne kete kuader, gjeja me e rendesishme besoj eshte se cilado strukture sigurie qe funksionon ne territorin e Kosoves, do te funksionoje me zinxhir komandues te forcave te rendit ne Kosove. Domethene, ato do te jene pjese e strukturave te sigurise se Kosoves, nuk do te veprojne ne menyre te pavarur apo njeanshem, por nen autoritetin e Prishtines.
Aparati serb i sigurise ne Kosove mbase nuk eshte me as ne kontrollin e plote te Beogradit dhe kjo pa dyshim qe do te jete problem edhe per vete Beogradin, qe te vendos nje forme kontrolli mbi te. Por, e rendesishme eshte qe eshte vendosur parimi, ne baze te te cilit cilido formacion sigurie do te jete ne kuader te zinxhirit komandues te autoriteteve ne Prishtine. Ky mendoj eshte nje hap i madh perpara.