Yjet e “Gjeniut” dhe AMC, pasurojne “Gjon Buzukun” me libra
Kompania e telefonise se levizshme AMC ne bashkepunim me yjet e Gjeniut te Vogel, kane pasuruar biblioteken e shkolles 9-vjecare “Gjon Buzuku” ne kryeqytet, ne kuader te Dites Boterore te Librit. Yjet e vegjel jane pritur nga nxenesit e shkolles me nje koncert te shkurter recital, nderkohe qe atmosfera u ngroh edhe me teper kur disa prej yjeve te Gjeniut te Vogel nisen te kendojne. Mesazhi qe ata i percuan nxenesve te shkolles 9-vjecare “Gjon Buzuku” si dhe te gjithe bashkemoshatareve te tyre qendronte ne faktin se pertej zhvillimit te teknologjise, libri mbetet mediumi me i fuqishem per te hapur portat e dijes.
Sipas Menaxheres se Marredhenieve te Korporates ne AMC, Ornela Bego, dhurimi i nje numri te konsiderueshem titujsh ne Diten Boterore te Librit, vjen ne kuader te pergjegjesise sociale te kompanise AMC. “Kjo nuk eshte hera e pare qe AMC po dhuron libra, duke percuar mesazhin se libri ka qene, historikisht, instrumenti me i fuqishem per marrjen dhe shperndarjen e njohurive. AMC ka ndihmuar ne menyre te vazhdueshme shkollat, jo vetem ne Tirane, por ne te gjithe Shqiperine, duke i mbeshtetur ato me libra si dhe permbushur sipas rastit nevojat e ndryshme te tyre. Ketu gjej rastin te shtoj se teknologjia dhe zhvillimi i saj eshte nje sherbetor i mire per njerezit, por libri do te jete gjithmone miku me i vyer per te gjithe ne”, tha znj. Bego.
Pse 23 prilli?
23 prilli eshte nje date simbolike per literaturen boterore pasi ne kete date ne vitin 1616, vdiqen Servantes, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shenon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtareve te tjere, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Ideja e perkujtimit te Dites Boterore te librit e ka origjinen e vet ne Spanje, ne zonen e Katalonjes, ku atij qe blinte nje liber i dhurohej edhe nje trendafil.
23 prilli eshte shpallur si Dita Boterore e Librit me 15 nentor te 1995, me nje rezolute te UNESCO-s, pasi u moren ne konsiderate faktet se libri ka qene, historikisht, instrumenti me i fuqishem i shperndarjes se njohurive dhe mjeti me efikas per te siguruar ruajtjen e ketyre njohurive, se cdo nisme per promovimin e librave te rinj eshte nje faktor i pasurimit kulturor, etj.
Kjo eshte arsyeja, per te cilen kjo date domethenese per letersine universale eshte caktuar nga Konferenca e Pergjithshme e UNESCO-s per t’i bere homazh boteror librit dhe autoreve te tij dhe per te inkurajuar te rinjte, qe te zbulojne kenaqesine e te lexuarit, si edhe per te respektuar kontributin e pazevendesueshem, qe kane dhene krijuesit per progresin social dhe ate kulturor njerezor.
Edhe ne Shqiperi, letersia shqipe po levrohet gjithnje e me shume fale perhapjes se madhe te shtepive botuese si dhe mundesive per tregtimin e tij. Por puna per inkurajimin dhe nxitjen e gjenerates se re duhet te perforcohet pasi kultura e te lexuarit sot sfidohet me shume se kurre nga kultura e informacionit te shpejte dhe te permbledhur qe ofrohet nepermjet internetit.
Perpjekjet per nxjerrjen ne pah te vlerave te mirefillta te librit jane nje sfide per te cilen duhet te ndergjegjesohen jo vetem ata qe e kane per pasion apo qe thjesht perpiqen ta tregtojne ate, por e gjithe shoqeria, duke filluar nga familja. Vecanerisht, prinderit mund dhe duhet t’ia ushqejne kete deshire femijeve te tyre.
Ornela Bego
“Kjo nuk eshte hera e pare qe AMC po dhuron libra, duke percuar mesazhin se libri ka qene, historikisht, instrumenti me i fuqishem per marrjen dhe shperndarjen e njohurive. AMC ka ndihmuar ne menyre te vazhdueshme shkollat, jo vetem ne Tirane, por ne te gjithe Shqiperine, duke i mbeshtetur ato me libra si dhe permbushur sipas rastit nevojat e ndryshme te tyre. Ketu gjej rastin te shtoj se teknologjia dhe zhvillimi i saj eshte nje sherbetor i mire per njerezit, por libri do te jete gjithmone miku me i vyer per te gjithe ne”.