E Diel, 1 Nëntor 2026

Doktoraturat te ekonomiku, te favorizuar temat mbi Shqiperine Eljona Ballhysa

Fakulteti i Ekonomikut se fundi po merret me perzgjedhjen e temave te doktoratures se propozuar nga kandidatet qe jane perfshire ne proces. Dekani i ketij fakulteti, Sulo Haderi, ne nje interviste per gazeten Koha Jone, ben te ditur se pervec kritereve te percaktuara ne ligj nje rol te rendesishem ne perzgjedhjen e kandidateve per te vazhduar studimet pasuniversitare, do te luaj tema qe ato kane propozuar. Keshtu sipas Haderit me te favorizuar do te jene ato kandidate qe kane propozuar tema mbi ekonomine shqiptare dhe per zgjidhjen e problemeve konkrete qe ka ekonomia shqiptare sot. Qellimi i vendosjes se ketij kriteri eshte qe te hartohen studime te mirefillta rreth ekonomise ne Shqiperi ne menyre qe keto studime te jene utilitare dhe t’i sherbejne institucioneve private, bizneseve dhe kompanive te ndryshme por edhe institucioneve te politik berjes ne vendimmarrje te ndryshme. Haderi gjithashtu flet edhe per pranimet e reja ne fakultetin e Ekonomise, kuotat dhe tarifat financiare per vitin e ardhshem akademik.

Zoti Haderi, cilat jane kriteret e pranimeve te studenteve te rinj ne fakultetin e Ekonimise, do te kete kriter shtese pervec matures shteterore?

Politika e pranimit te studenteve te rinj ne fakultetin ekonomik tashme eshte standardizuar me maturen shteterore. Ne operojme me kuota sipas politikes preference-merite, nxenesit bejne zgjedhjet dhe ne ne varesi te kuotave bejme pranimet, te cilat tani, ne nje fare menyre jane te teknologjizuara.

Sa do te jete numri i kuotave qe do te propozoni per kete vit akademik?

Ne shpresojme qe kuotat t’i kemi ne ato nivele qe kane qene edhe vitin e kaluar, rreth 1200 per bachelorin ne total per te gjitha deget e fakultetit te Ekonomise.

Po tarifat, a pritet te kete ndryshime?

Nisur nga pervoja, ne baze te ligjit ne bejme propozimet per tarifat dhe tarifat si dhe kuotat jane kompetence e Keshillit te Ministrave, pra miratohen nga qeveria dhe pergjithesisht kane ndjekur nje rritje shume te moderuar dhe ne i kemi propozuar tarifat ne ato nivele qe kane qene. Nisur nga pervoja mund te kene nje rritje te vogel, por jo ndryshime thelbesore.

Si po ecen procesi i perzgjedhjes se kandidateve per doktorante, si do te behet vleresimi i tyre?

Ne fund te muajit shkurt ne na erdhen kuotat per pranimet e reja ne ciklin e trete, ate te doktoratures, te ndara sipas shkolles se doktoratures. Mbi bazen e kerkesave te ligjit nxorem njoftimet ne uebsitin e universitetit te Tiranes, duke vene dhe afatet e aplikimit. Tashme jane mbyllur afatet e aplikimit. Ne tani jemi ne fazen e perpunimit te te gjithe informacionit duke bere tabelat permbledhese, programet, vendin e punes, karakteristika te tjera qe jane te rendesishme per vendimmarrjen. Brenda 10 ditesh maksimumi ne do t’i kalojme Keshillit te Profesoreve propozimet e komisionit adhok qe jane ngritur sipas shkollave te doktoratures mbi bazen e akteve ligjore dhe do te procedohet me teper me vendimmarrjen e Keshillit te Profesoreve. Do te njoftohen studentet, do behet shpallje e tyre, do te presim ankimimet dhe me pas do te shpallen fituesit, te cilet do te fillojne menjehere shkollen duke ndjekur programin e doktoratures sipas elementeve qe ne kemi ne kurrikulen e doktoratures. Ajo qe eshte me e rendesishme eshte qe ne jemi munduar qe te rrisim cilesine e studimeve te doktoratures, jo vetem mbi bazen e kerkesave qe burojne nga ligji, por duke rritur cilesine tone te mesimdhenies dhe te udheheqjes se doktoraturave, duke persosur edhe bazen infrastrukturore, duke permiresuar metodologjine dhe instrumentet ne kerkim dhe ne po tentojme dhe ka filluar gradualisht qe doktoraturat tani te lidhen me shume me jeten. Pra doktoraturat t’i sherbejne me teper ekonomise dhe te zgjidhe problemet qe ka ekonomia shqiptare.

Pra le te themi se me te favorizuar do te jene ata kandidate qe jane perzgjedhur tema qe lidhen me ekonomine shqiptare?

Pra ne jemi ne kete faze, qe temat e doktoratures t’i orientojme dhe te jene te perqendruara ne ekonomine shqiptare dhe ne zgjidhjen e problemeve. Ky eshte nje proces gradual, nuk behet menjehere. Temat pergjithesisht nga fusha te medha studimi, qe ne kemi, te jene te orientuara nga fusha specifike, te menaxhimit, finances, informatikes, kontabilitetit sipas shkollave qe kemi ndare. Por ne qofte se deri dje temat tona mbeshteteshin ne studime teorike dhe empirike, mbeshtetur ne nje pervoje nje cike me te gjere, ku pjesa e Shqiperise ishte nje pjese vetem integrale, tani ne duam qe doktoraturat t’i shohim me teper ne terrenin konkret, ne kuptimin qe kerkimi shkencor t’i jape zgjidhje problemeve te caktuara, ne funksion te biznesit privat dhe vendimmarrjes politike.

Sa eshte numri i kandidateve qe kane aplikuar per doktorature?

Numri i kandidateve eshte rreth 250 nderkohe qe ne kemi vetem 120 kuota.

Pra si do t’i beni vleresimet ne perzgjedhjen e tyre, kush ka me shume peshe?

Ne kemi shpallur kriteret mbi bazen e te cilave do te bejme selektimin. Pesha varet edhe nga numri i aplikanteve dhe nga struktura e tyre, por ne kemi disa kriteresh shtese, pervec atyre qe percakton ligji, qe duhet te kete diplomen perkatese, masterin shkencor, dhe mesataren qe eshte 8. Keto jane kushtet bazike. Pastaj selektimi i tyre ka nje sere kriteresh komplekse te bazuara ne disa perparesi qe ne kemi. Ne radhe te pare jane te favorizuar pedagoget tane qe plotesojne kriteret, dhe pedagoget e universiteteve te tjera publike. Perparesi kane studentet e shkolluar jashte shtetit, ata qe punojne ne institucionet kerkimore. Aktiviteti shkencor eshte i rendesishem. Pra jane disa kritere qe ne i perdorimin per te bere nje selektim me te mire.

A vazhdoni te keni probleme me mungesen e ambienteve per zhvilluar mesimin?

Problemet jane relative. Kjo vjen per shkak te numrit te madh te studenteve. Ne i kemi perballuar, por me nje sforcim shume te madh. Ne punojme gjithe javen nga ora 8 e mengjesit deri ne 8 te darkes. E kemi perballuar me nje kapacitet te mbushur.

Zoti Haderi ju thate qe numri i kuotave do te vazhdoje te mbetet mbi 1000 mije studente ne vit, realisht a ka treg pune per keta studente, pra sa i justifikuar eshte ky numer kuotash?

Pergjithesisht studentet e fakultetit te Ekonomise punesohen. Tregu eshte i prirur dhe ne radhe te pare selekton keta studente, nuk flas per te miret, por edhe ata studente qe kane nivel mesatar. Ka nje preference te dukshme te tregut privat per studentet e ekonomikut.

A ka studente qe kerkojme transferim studimesh dhe cfare kriteresh keni?

Ka. Kryesisht vijne nga universitete publike e private brenda vendit. Por ne kemi nje numer te kufizuar vendesh, por mundohemi te zgjedhim me te miret. Kryesisht ata qe kane mesatare te larte ose ata qe vijne nga jashte shtetit. Po ka nga ata qe rikthehen nga studimet nga jashte shtetit, pasi nuk perballojne dot shpenzimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›