Bombë 500 kg afër gurthyesit “Bektel Eneka”

(E plotësuar) Fadil Sahiti, Komandant i Njesitit për Demolimin e Mjeteve Shpërthyese të FSK-së, ka deklaruar për Indeksonline se, bomba është e kohës së luftës së fundit, dhe se është gjetur nga një punëtor i fabrikës Eko-Kos ne Harilaq të Fushë Kosovës
----
Një bombë rreth 500 kilogramësh është gjetur në fshatin Harilaq të Fushë Kosovës.
Bomba ndodhet afër gurthyesit të kompanisë “Bektel Enka”.
Në vendin e ngjarjes tani ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë.
“Demineret e Kompanisë së FSK-së, kanë zbuluar një bombë të përmasave më të mëdha se zakonisht”, thotë Ali Uka, zëdhënës i Ministrisë së FSK-së.
Uka për Indeksonline tha se, aktualisht bomba është duke u siguruar nga pjesëtarët e FSK-së, derisa njësia për demolim po përgatitet që sot rreth orës 12:00 ta shkatërrojë atë./Indeksonline/