Bombe EULEX-it policia caktivizoi eksplozivin

Një bombë e pashpërthyer është gjetur sot në afërsi të godinës kryesore të EULEX-it në Prishtinë. Menjëherë pas alarmit për bombë policia ka evakuuar të gjithë punonjësit e këtij misioni dhe banorët e apartamenteve përreth deri në ç’aktivizimin e saj.
Bomba nuk dihet nëse ka qenë e drejtuar kundër misionit të EULEX-it i cili po zhvillon hetime të ndjeshme ndaj zyrtarëve të lartë për korrupsion dhe krime të luftës. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Agron Borovci vetëm ka konfirmuar gjetjen e bombës në afërsi të rrethimit të EULEX-it dhe largimin e saj, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.
Sipas tij, bomba është larguar nga policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it. Borovci nuk ka komentuar se kush ka qenë shenjestër e saj, apo për autorët e mundshëm. EULEX-i ndërkaq nuk ka dashur ta komentojë fare gjetjen e kësaj bombe.