E Diel, 1 Nëntor 2026

Venizellos Greqia se pranon falimentin selektiv

Greqia kurrë nuk ka për të pranuar falimentin selektiv, thotë ministri grek i Financave, Evanxhelos Venizellos. Televizioni Sky intervistoi kreun e financave, pasi kjo skemë falimenti po nis të përdoret si një nga mundësitë e zgjidhjes për krizën e borxheve të Athinës.

Mirëpo, për Venizellos, vendi nuk është në atë shkallë vështirësisht sat ë shpallë falimentimin, duke shtuar se tashmë gjerat po ecin mbarë dhe barra e borxheve do të lehtësohet. Venizellos, gjithsesi, u shpreh me një optimizëm të kujdesshëm në lidhje me samitin e liderë të BE-së në Bruksel, të enjten, ku do diskutohet ndihma e re për Greqinë.

Para samitit të jashtëzakonshëm për euron, po shtohen kërkesat për një reduktim të borxheve të Greqisë. Edhe kancelarja Merkel nuk përjashton më ristrukturimin e borxhit grek. Megjithatë ajo nuk e sheh në rrezik euron.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›