Tirane arrestohen 4 persona per falsifikim dokumentash

Mbrëmë nga seksioni kundër krimit ekonomik, financiar dhe ekonomik në policinë e kryeqytetit u realizua me sukses operacioni policor i koduar me emrin "Bambuja" në kuadër të të cilit, u bë ndalimi i shtetasve të mëposhtëm: Durim Elmaz Zuna, Çimi Elmaz Zuna, Indrit Abdullah Daja, Arsen Murat Quku.
Këto shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin u siguronin qytetarëve të ndryshëm kundrejt shumave të parave prej 100-200 euro për çdo rast, dokumenta të falsifikuara si: leje drejtimi kombëtare dhe ndërkombëtare, dokumenta të huaja automjetesh si dhe dokumenta të ndryshme shkollore.
Gjithashtu këto shtetas bënin edhe falsifikimin e dokumentave të automjeteve të shtetasve të huaj me qëllim trafikimin e automjeteve nga shtetet e tjera në vendin tonë"-tha Alma Katragjini, zëdhënëse e policisë së Tiranës.