E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon greva e taksisteve bllokohen Athina e Selaniku

Taksistët në grevë përshkallëzuan protestën e tyre në rrugët e Athinës dhe ato të Selanikut, ndërsa bllokuan trafikun. Shoferët e taksive në Greqi, i janë kundërvënë laneve të qeverisë për të liberalizuar plotësisht sektorin e tyre dhe për të mos kufizuar më numrin e licensave që jepen.  

Në ditën e dytë të grevës kombëtare, taksistët në Athinë vendosën t’i drejtohen Parlamentit dhe u nisën drejt sheshit Sintagma. Në Selanik, policia ndali një numër të madh taksish që i ishin drejtuar aeroportit Maqedonia.

Gjithsesi rreth një mijë shoferë braktisën automjetet edhe hynë në sallën e nisjeve të aeroportit ku zhvilluan protestën. Në Patra, taksitë u mblodhën në portin e qytetit, ku u përpoqën të bllokojnë daljen e pasagjerëve nga tre anije lukzose udhëtimesh. Greva mund të vazhdojë deri të premten.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›