E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSPK arsyetojnë mos organizimin e protestave

Drejtuesit e Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës e kanë arsyetuar mos organizimin e protestave me pjesëmarrjen e vogël të protestuesve, transmeton KTV.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi ka thënë se në mbledhjen e organizuar pak ditë më parë është marrë vendimi që protesta të mos mbahet më 1 maj siç ndodh në shumë vende të botës, por gjatë këtij muaji, pasi që sipas tij kjo datë vazhdon të jetë ditë feste. Ai ka thënë se gjatë një viti ka pasur disa ndryshime pozitive në të mirë të klasës punëtore, mirëpo sfida të mëdha mbeten të drejtat e punëtorëve në sektorin privat, të cilat sipas tij po shkelen në masë të madhe, pastaj mos nisja e aplikimit të Kontratës Kolektive dhe disa çështje tjera sociale./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›