E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e komisar Lamajt, Arben Frroku do të ekstradohet në Shqipëri

ekstardim-frroku-vrasje-lamajGreqi- I dyshuari i drejtësisë shqiptare për vrasjen e komisar Artan Lamajt, Arben Frroku do të ekstradohet në Shqipëri.

Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Lartë e shtetit fqinj, e cila shqyrtoi çështjen e ekstradimit të biznesmenit Frroku.

Më 31 maj Gjykata e lartë në Greqi shtyu vendimin e saj. Vetë Arben Frroku nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën ndaj tij dhe ka se kjo është me prapavijë politike.

Ndërsa avokati grek është shprehur se Arben Frroku nuk duhet të ekstradohet, por duhet të lihet i lirë.

Arben Frroku duhet të lihet i lirë dhe më pas të përballet me drejtësinë shqiptare. Çështja ndaj tij është politike, pasi ai është kandidat për deputet të qarkun e Shkodrës, ka thënë avokati grek Makis Kaftopulos.

Arben Frroku u arrestua më 25 shkurt 2013 në Selanik të Greqisë, 24 orë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, si i dyshuari kryesor për ekzekutimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›